Administrata e Bashkisë Lezhë dhuron gjak për fëmijët talasemik
Bashkia Lezhë në bashkëpunim me Kryqin e Kuq Shqiptar, Dega Lezhë, kanë organizuar në mjediset e pallatit të kulturës aktivitetin human të dhurimit vullnetar të gjakut. Janë solidarizuar me këtë nismë stafet e drejtorive të Bashkisë dhe Njësive Admninistrative. Zëdhenesi i Bashkisë Lezhë Altin Mema shprehet se askush nuk është bërë i varfër duke dhuruar. Ky gjest humanizmi do të ju vijë në ndihmë të sëmurëve në nevojë dhe mund të krijoi mijëra buzëqeshje. Administratorja e deges se Kryqit të Kuq Lezhe Irma Kola thekson se kush dhuron gjak shpeton nje jetë. Janë mbi 1000 fënijë të sëmur talasamek që presin ndihmë nga dhuruesit e gjakut.
Me gadishmërinë përt’iu përgjigjur thirrjes se Kryqit të Kuq, krahas administratës dhe punonjësve të Bashkisë Lezhe Bashkia Lezhë janë solidarizuar dhe qytetar të Lezhës. Ky dhurim gjaku, veç fëmijëve talasemik do të shkojë dhe për nevojat e pacientëve të Spitalit Rajonal të Lezhës.
Rrok Lelçaj Lezhë, 05.03.2018