Erozioni, duke gërryer rërën e plazhit dhe brezin e gjelbërt, ka krijuar një situatë alarmante në bregdetin e Shëngjinit. Pishat me moshë 50-vjeçare dhe bimësia e bregut po shkojnë në det, duke u rrezikuar dhe laguna e Kunes aty pranë.
Shqetësimi i Bashkisë Lezhë dhe ekspertëve të mjedisit për këtë që po ndodh në zonën e Kune-Vainit, mbete evident. Ambientalisti Jak Gjini situatën e krijuar e vlerëson si mjaft shqetësuese dhe mendon se amortizimi i saj dikton nevojën e ndërtimit të dallgëthyeseve dhe rehabilitimit të dunave.
Tre dekadat e fundit, vija bregdetare e Kune-Vainit është përballur me një erozion agresiv të detit i cili po avancon me shpejtësi, duke e tjetërsuar mjedisin ligatinor me vlera të pazevëndësueshme për biodiversitetin. Si pasojë e këtij fenomeni që nga vitet 70-të janë asgjesuar 362 ha e kësaj zone bregdetare të Shëngjinit.
Në të tilla kushte emergjente Bashkia Lezhë, përmes shkresave zyrtare, i bën thirrje Ministrisë së Mjedisit dhe Agjensisë Kombëtare të Bregdetit për marrjen e masave të menjëhershme për frenimin e këtij fenomeni nëpërmjet ndërhyrjeve me projekte urgjente të specializuara dhe që janë kompetencë e tyre.
Rr.Lelçaj Shëngjin, 04.03.20187
Related items
RE-GEN Staff Meeting
RE-GEN Staff Meeting
- Foto Galeri:
Debat “Ekonomia qarkulluese per qytetet e jetueshme”
Forumi Rinor "Ekonomia Qarkulluese per Qytetet e Jetueshme"
Sot, në Lezhë, zhvilluam një forum rinor dedikuar Ekonomisë Qarkulluese dhe Qyteteve të Jetueshme, ku morën pjesë rinia nga shkollat tona. Aktiviteti u organizua nga GIZ Albania në bashkëpunim me Bashkinë Lezhë dhe kishte si qëllim të promovonte ide dhe zgjidhje për zhvillimin e qëndrueshëm të qyteteve.
Në këtë forum patëm kënaqësinë të kishim prezent Iven Schad, Drejtues i Bashkëpunimit për Zhvillim nga Ambasada Gjermane, Znj. Tina Koenig, Menaxhere e Projektit për Ekonominë Qarkulluese dhe Qytetet e Jetueshme, Znj. Erjola Duçkollari nga MTM, si dhe Znj. Greta Malaj nga AKEM.
Fokusi i takimit ishte në identifikimin e praktikave më të mira dhe inisiativave që ndihmojnë në krijimin e mjediseve urbane të jetueshme. Ky aktivitet ishte pjesë e Kalendarit të aktiviteteve për Javën Kulturore Gjermane, duke theksuar rëndësinë e bashkëpunimit ndërkombëtar në zhvillimin e qëndrueshëm.
Borxhi Zero!
Borxhi Zero!
Kryetari i Bashkisë Lezhë ka zhvilluar aktivitetin “Borxhi Zero”, një moment i rëndësishëm për qytetin tonë. Ai njoftoi se bashkia ka likuiduar të gjitha borxhet e akumuluara ndër vite, duke hapur kështu një kapitull të ri për menaxhimin financiar të bashkisë. Kjo arritje jo vetëm që e forcon stabilitetin ekonomik, por gjithashtu krijon mundësi për investime dhe projekte të reja që do të përmirësojnë jetesën e qytetarëve.
Gjatë aktivitetit, kryetari ndau vizionin e tij për të ardhmen e Lezhës, duke theksuar rëndësinë e transparencës dhe angazhimit për zhvillimin e qëndrueshëm. Projekti për rinovimin e infrastrukturës, mbështetje për bizneset lokale dhe krijimi i hapësirave publike do të jenë në qendër të prioritetet tona. Bashkë, mund të ndërtojmë një qytet më të fortë dhe të qëndrueshëm!