Kryetari i Bashkisë Lezhë, Fran Frrokaj, priti këtë të shtunë delegacionin nga Polonia që kryesohej nga kryetari i Qarkut Nysa, Czesllaw Bilobran, nga kryetari i komunës Otmuchow, Jan Wozniak dhe përfaqësues të tjerë. Bashkia e Lezhës dhe ajo e qarkut Nysa në Poloni vijojnë bashkëpunimin dhe shkëmbimin e praktikave më të mira në dobi të zhvillimit ekonomik që prej tre vitesh, ndërsa sot është bërë edhe shkëmbimi deklaratave bashkëpunuese reciproke. Ashtu si dhe vitin e kaluar, Bashkia e Lezhës në bazë të kësaj marrëveshjeje çon në Poloni tre punonjës të administratës për t’i trajnuar kryesisht në hartimin e projekteve që ndikojnë në zhvillimin ekonomik. Bashkëbiseduesit janë ndalur në pika konkrete, duke parë si mundësi të mirë bashkëpunimin kryesisht në fushën e turizmit, arsimit, kulturës apo dhe bujqësisë.
Rr.Lelçaj Lezhë, 03.03.2018



