Në përkujtim të 574-vjetorit të Kuvendit të Lezhës, një nga ngjarjet më të rëndësishme ne historinë e kombit shqiptar, Bashkia e Lezhës ka organizuar veprimtari kulturore artistike me temë: “Rron në shekuj Besëlidhja e Lezhës”. Në këtë përvjetor të Kuvendit Historik, qe perkon me Vitin Mbarëkombëtar të Gjergj Kastriotit Skenderbeut, ishin të pranishëm kreu i Baskisë Lezhë zoti fran Frrokaj, Presidenti i Republikes z. Ilir Meta, ministrja e arsimit Lindita Nikolla, deputet, drejtues të pushtetit lokal, besimeve fetare, qytetar, nxënës shkollash, përfaqësues të Qeverise së Kosovës, historianë, studiues dhe akademikë nga Shqipëria dhe trojet shqiptare.
Tek Memoriali i Gjergj Kastriotit Skenderbeu, nën tingujt e Hymnit Kombetar, Presidenti Meta, kreu i Bashkise Lezhë Frrokaj dhe përfaqesues të Qeverisë Shqiptare dhe të Kosovës vendosen kurora me lule . Në fjalën e tij përshëndetëse kreu i Bashkise zoti Fran Frrokaj theksoi se, – “Lezha përkujton një datë historike që ruhet në memorien e gjithë shqiptarëve si një trashëgimi e vyer e trimerise dhe urtësise së Gjergj Kastriotit , njeriut simbol të bashkimit të kombit që u bë baza e themelit të shtetit. Ndaj ne jemi krenar që identifikohemi me prijsin e përbashkuesin e Kuvendit të Lezhës, Gjergj Kastriotin Skenderbeun, këtë kalorës legjëndar që për 25-vjet mbrojti atdheun e tij dhe u bë mburojë e qytetrimit europian. Me krenarinë që i përkasim këtij qyteti, i cili 574 vjet më parë, pati nderin të mirëpresë dhe të shënoi Besëlidhjen e parë të shiptarëve në histori, të punojmë për ta ruajtur këtë qytet si simbol të bashkimit, unitetit, harmonisë dhe mirkuptimit njerzor, përfundoi fjalën e tij Frrokaj.
Ndërsa Ministrja e Arsimit Lindita nikolla theksoi se Beselidhja e Lezhes eshtë një moment i rëndësishëm reflektimi për të gjithë ne, për të punuar fort në ruajtjen e konsolidimin e vlerave të bashkimit, patriotizmit dhe dashurisë së madhe për Shqipërinë..
Në fjalëen e tij përshëndetëse Presidenti Meta tha se, Lezha është një qytet dy herë me fat; e bekuar nga Zoti dhe Skendërbeu. Ai e vleresoi 2-Marsin si ditë e shenjtë për gjithe shqiptarët pasi kjo datë na obligon të kujtojmë vepren më të madhe që bëri Heroi ynë kombëtar, bashkimin e shqiptrëve. Kuvendi historik i Lezhes shënon përmbylljen e një prej përiudhave më të shëndritëshme të historise sonë, kur shqipëria nën udhëheqjen e Skenderbeut, iu imponua europës si mbrojtëse e qytetrimit dhe civilizimit të sajë.
Ndërkohë përfaqësuesi i Qeverisë së Kosovës, zëvëndës ministri i jashtem Gjergj Dedaj duke e vlerësuar Kuvendin e Lezhes si një nga datat më të rëndësishme në historinë e popullit shqiptar evidentoi faktin se mesazhet e Besëlidhjes së vitit 1444 kanë vlerë aktuale për të gjithë ne, si në Shqipëri dhe në Kosovë. Kjo Besëlidhje meriton të riaktualizohet që të jemi bashkë Shqipëri e Kosovë në integrimet europiane. Asgjë nuk e ndal bashkimin e jetën tone të përbashkët.
Në emër të kryetarit të opozitës Lulzim Basha përshëndeti dhe sekretari i përgjithshëm i PD-së Arben Ristani. Në mjediset e Memorialit të Skënderbeut kryebashkiaku Frrokaj i dhuroi Presidentit Meta albumin e Skënderbeut.
Më pas në sallen e pallatit të kulturës nxënësit e shkolles 9-vjeçare“Beselidhja” në bashkëpunim me grupet artistike te bashkisë Lezhë, dhanë një program artistik me këngë kushtuar Skenderbeut dhe Kuvendit të Lezhës. Erdhi për të përshëndetur me një këngë kushtuar Besëlidhjes së Lezhës dhe grupi polifonik i Mallakstrës.
Lezhë, 02.03.2018 Pergatiti Rrok Lelçaj



















