Bashkia e Lezhës, me mjetet dhe mundësitë që disponon, po punon me intensitet për pastrimin e kanaleve të dyta e të treta kulluese. Ndonese ne kushtet e një terreni me borë dhe ngrica, puna është përqëndruar në zonat më problematike si në fushen e Torovices, Njësia administrative Balldre, në Tresh–Spiten, Njësia Administrative Zejmen dhe në siperfaqet e Njësisë Administrative Shenkoll, për të vijuar dhe në njesitë e tjera. Fermerët me tokë bujqësore në keto zona, gjithnjë kanë qënë të ekspozuar ndaj fenomenit përmbytje. Të mbjellat e tyre prej vitesh i kanë marrë ujrat dhe këtë punë që po bën Bashkia e Lezhës e vleresojnë si mjaft cilesore dhe të domosdoshme në parandalimin e permbytjeve të tokave të tyre bujqësore.
Për drejtorin e drejtorise se bujqesise, pyjeve dhe zhvillimit rural Gjovalin Gjeloshi nevoja për këtë ndërhyrje ka qënë tepër emergjente pasi, nga bllokimi i kanaleve permbytjet kanë qenë të vazhdueshme e prej shumë vitesh fermerët mbjellin e nuk korrin. Në gjithë siperfaqet bujqësore të Lezhës, deri me tani janë pastruar e thelluar mbi 120 km kanale të para e të dyta kulluese dhe janë levizur mbi 300 mijë m3 dhera, duke rehabilituar rrjetin kullues në një siperfaqe prej më se 4000 mijë ha. Gjeloshi evidenton dhe bashkëpunimin me bordin e kullimit Lezha, i cili po ndihmon me eskavatorë në pastrimin e thellimin e kanaleve të dyta kulluese. Krahas njësive të tjera, me intensitet po punohet në Njesine Administrative Balldre ku deri më tash janë pastruar e thelluar 60 km kanale kulluese. Në këtë njësi fenomeni i përmbytjeve të të mbjellave gradualisht po shkon drejt parandalimit.
Puna që po bën Bashkia për kullimin e fushave të Lezhës është investimi më i dobishëm që shpëton një herë e mirë nga përmbytjet tokat bujqësore dhe të mbjellat e fermerëve.
Lezhe, 01.03. 2018 Përgatiti Rrok Lelçaj