Sentenca e moçme: “Dimri vonon por nuk harron” ruan vlerë aktuale. Ndonëse në të dal të dimrit dhe hyrje të pranverës bora ka ka zbardhur gjithë territorin e Bashkisë Lezhë duke zbritur dhe në bregdet e mbuluar me jorganin e bardhë rërën e plazheve të Shëngjinit dhe të Tales. Kështu në natën e 25 shkurtit bardhësia e deborës ka qënë një “mysafire” e radhë e Lezhës. Në situatën e krijuar nuk ka patur probleme. Transporti rrugor dhe levizja e mjeteve ka vijuar normalisht deri në fshatrat e thell të njësive administrative. Të gjitha shkollat kanë vazhduar procesin mësimor. Ndërsa furnizimi i banorëve me ujë të pishëm ka qënë i pandërprerë. Në lagje të qytetit ka patur nderprerje të shkurtra të energjise, e cila është rilidhur serish. Bashkia Lezhë me drejtorinë e sherbimeve publike dhe strukturat e tjera të saj ka marrë të gjitha masat për përballimin e kësaj situate dhe situatave të tjera më të rënduara që mund të sjell moti i keq, me ngrica dhe reshje.
Rr.Lelçaj Lezhë, 26.02.2018