Janë përuruar në Lezhë mjediset e reja të Qëndres Multifunksionale për Moshën e Tretë. Dega e Kryqit të Kuq me mbështetjen e Bashkisë Lezhë krijuam mundësi e sipwrfaqe akomodimi më spacioze dhe funksionale për këtë shtresë. Falë këtij bashkëpunimi u bë e mundur zhvendosja e kësaj qendre në mjedise të reja dhe mjaft të përshtatshme për trajtimin e kësaj moshe.
Sekretarja e degës së Kryqit të Kuq Florinda Gjergji evidentoi ndihmën dhe mbështetjen e Bashkisë Lezhë në realizimin e atyre pritshmërive që kanë të bejnë me trajtimin dhe ofrimin e sherbimeve për moshën e tretë dhe shtresat e tjera në nevojë.
Ndërkohë zëvëndëskryetari i bashkisë Enver Hafizi, duke uruar moshën e tretë që ta gëzojnë këtë qendër te re, premtoi se bashkia do të vazhdoi të ketë në vemëndje këto mosha dhe po punon për ngritjen e qendrave të tjera multifunksionale, duke patur si prioritet kerkesat e komunitetit në nevojë.
Ndërsa sekretari i përgjithshëm i Kryqit të Kuq Shqiptar Artut Katuçi, duke vlerësuar si mjaft efektiv bashkëpunimin me bashkinë Lezhë, premtoi se të tjera projekte do të realizohen për komunitetin e Lezhës në fushën e programit social, ku do përfitojnë si masha e tretë ashtu dhe shresat e tjera më në nevojë.
Me urimin Gëzuar Qëndren e Re, zëvëndëskryetarja e bashkisë Alfrida Marku, bashkë me një grup të rinjësh, veprimtyarë të degës së Kryqit të Kuq Lezhë, prenë e shpërndanë dy tortat e përgatitura enkas për këtë event të rëndësishëm të moshës së tretë.
Përgatiti Rrok Lelçaj Lezhë, 20.02.2018











