Takimi i Komitetit Drejtues të ShBSh.
Zonja Ademi Presidente e ShBSh dekleratë për mediat mbi qendrimet e Shoqatës së Bashkive.
Sot, nën kujdesin e Kryetarit të Bashkisë Kamëz, z. Xhelal Mziu, u organizua mbledhja e rradhës së Komitetit Drejtues me praninë e kryetarëve të bashkive. Ky takim përvec cështjeve të brendshme të funksionimit të Shoqatës u përqendrua në cështje problematike të kohëve të fundit të pushtetit vendor. Kryetarët e bashkive arritën në përfundimin e përbashkët për:
1. Shpërndarja e buxhetit, transferta e pakushtëzuar, vazhdon të mbetet në nivele diskriminuese për bashkitë, sidomos ato të djathta, duke mos përmbushur nevojat më minimale lokale. Ky diskriminim pasqyrohet dhe në financim të projekteve nga grantet konkurruese përmes Fondit të Zhvillimit të Rajoneve por dhe në fonde të huaja kur kërkohet miratimi i Ministrive të linjës.
2. Funksionet e reja po vazhdojnë të sjellin problematikë për bashkitë për shkak të mungesës së akteve ligjore dhe nënligjore por dhe për shkak të infrastrukturës mjaft të varfër të trashëguar. Kjo duket mjaft qartë sidomos në repartet e zjarrfikësve dhe në përballimin e emergjencave civile. Bashkitë përballen me qytetarët për mangësi në ofrimin e shërbimeve nga njëra anë dhe me mungesën e fondeve, punonjësve të trajnuar dhe mjeteve nga ana tjetër.
3. Ndihma ekonomike, një cështje mjaft e trajtuar ditët e fundit, është cështja më sensitive. Kjo dhe për ndikimin që ka në një grup familjshesh në nevojë. Kryetarët kanë konstatuar ulje të fondit të akorduar nga qeveria per ndihmën konomike dhe ulje të numrit të familjeve përfituese nga kjo skemë. Sistemi i aplikuar nga qeveria sjell një mungesëtë plotë transparence dhe përjashtimin e një numri të madh familjesh nga kjo skemë. Jo vetëm qytetarët, por dhe bashkitë janë të paqartë për kriteret që ky sistem përdor. Përjashtimi i familjeve nga kjo skemë shtrihet në përmasa shumë të mëdha.
4. Një çështje tjetër diskutimi ishte Draft Metodologjia për taksën e pasurisë së paluajtshme. Kryetarët argumentuan ndikimin e madh në ekonomitë familjare që sjell aplikimi i taksimit për lloje të ndryshme të banesave apo ndërtesa të tjera. Propozimet konkrete, që synojnë lehtësimin e grupeve të ndryshme qytetarësh, do ti dërgohen zyrtarisht Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë.
5-Shërbimi Ujesjellesit ishte një tjetër çështje e trajtuar në takim.Bashkiakët ndane me njëri tjetrin praktikat dhe sfidat ne bashkitë e tyre, dhe shprehën gadishmërin dhe vullnet për të përmirsuar sistemin dhe vazhduar aksionin për prerjet e lidhjeve të paligjëshme.Nderkoh ngritën shqetsimet për mungesë financimi.
Shoqata e Bashkive ka miratuar një deklaratë të përbashkët për problematikën e ndihmës ekonomike, e cila është bërë prezente në media ditën e sotme. Problematika për cështje të tjera i është përcjellë qeverisë.
Shoqata e Bashkive do të vazhdojë përpjekjet e saj në përfaqësim të inte
Related items
RE-GEN Staff Meeting
RE-GEN Staff Meeting
- Foto Galeri:
Debat “Ekonomia qarkulluese per qytetet e jetueshme”
Forumi Rinor "Ekonomia Qarkulluese per Qytetet e Jetueshme"
Sot, në Lezhë, zhvilluam një forum rinor dedikuar Ekonomisë Qarkulluese dhe Qyteteve të Jetueshme, ku morën pjesë rinia nga shkollat tona. Aktiviteti u organizua nga GIZ Albania në bashkëpunim me Bashkinë Lezhë dhe kishte si qëllim të promovonte ide dhe zgjidhje për zhvillimin e qëndrueshëm të qyteteve.
Në këtë forum patëm kënaqësinë të kishim prezent Iven Schad, Drejtues i Bashkëpunimit për Zhvillim nga Ambasada Gjermane, Znj. Tina Koenig, Menaxhere e Projektit për Ekonominë Qarkulluese dhe Qytetet e Jetueshme, Znj. Erjola Duçkollari nga MTM, si dhe Znj. Greta Malaj nga AKEM.
Fokusi i takimit ishte në identifikimin e praktikave më të mira dhe inisiativave që ndihmojnë në krijimin e mjediseve urbane të jetueshme. Ky aktivitet ishte pjesë e Kalendarit të aktiviteteve për Javën Kulturore Gjermane, duke theksuar rëndësinë e bashkëpunimit ndërkombëtar në zhvillimin e qëndrueshëm.
Borxhi Zero!
Borxhi Zero!
Kryetari i Bashkisë Lezhë ka zhvilluar aktivitetin “Borxhi Zero”, një moment i rëndësishëm për qytetin tonë. Ai njoftoi se bashkia ka likuiduar të gjitha borxhet e akumuluara ndër vite, duke hapur kështu një kapitull të ri për menaxhimin financiar të bashkisë. Kjo arritje jo vetëm që e forcon stabilitetin ekonomik, por gjithashtu krijon mundësi për investime dhe projekte të reja që do të përmirësojnë jetesën e qytetarëve.
Gjatë aktivitetit, kryetari ndau vizionin e tij për të ardhmen e Lezhës, duke theksuar rëndësinë e transparencës dhe angazhimit për zhvillimin e qëndrueshëm. Projekti për rinovimin e infrastrukturës, mbështetje për bizneset lokale dhe krijimi i hapësirave publike do të jenë në qendër të prioritetet tona. Bashkë, mund të ndërtojmë një qytet më të fortë dhe të qëndrueshëm!