Bashkia Lezhë në bashkëpunim me institucionet vendore, Pallatin e Kulturës, Qëndrën Kulturore të Fëmijëve “Gjergj Lacaj” dhe shkollat po oirganizon veprimtari të ndryshme me rastin e 10-vjetorit të shpalljes së pavrësisë së Kosovës. Është shkolla 9-vjeçare “Kosova” e qytetit të Lezhës që ka hapur siparin e këtyre veprimtarive, duke dhënë një kocert artistik me tematikë për Kosovën. Këngët vallet dhe recitimet e nxënësve të kësaj shkolle janë fokusuar në përpjekjet shekullore e luftërat e drejta që ka bërë populli kosovar dhe mbështetja ndërkombëtare që ka patur ai, në çlirimin nga okupatori serb dhe fitoren e pavarësisë.
Si në qytetin e Lezhës, veprimtari të tilla, kushtuar Kosovës, po organizohen në mjedise kulturore edhe në njësitë administrative.
Rr.lelçaj Lezhë, 14.02.2018