Nën drejtimin e zv.kryetarit Zef Doç është mbledhur Këshilli Bashkiak i Lezhës. Me shumicë votash këshilli shqyrtoi dhe miratoi një sërë projekt vendimesh që kishin të bënin me dhënien e ndimës ekonomike për përiudhën 1- 28 shkurt 2018 dhe dhënien e pagesës për përsonat me aftësi të kufizuar. Më pas u kalua në shqyrtimin dhe miratimin e projekt vendimit per trajtimin me bursë të nxenesve të viteve të para e të dyta të shkollave të mesme profesionale dhe studenteve të viteve të para për vitin shkollor-akademik 2017-2018. Pas prezantimit të listës , kërkesave dhe kritereve të paraqitura që bëri drejtori i arsimit, turizmit, kulturës e sportit pranë Bashkisë Lezhë Ardian Laçi, kjo pikë e rendit të ditës u shoqërua me diskutime e propozime nga drejtuesit dhe anëtarët e këtij këshilli.
Një pikë tjerër e rendit të ditës, ku pati shumë diskutime e padakortësi ishte shqyrtimi e miratimi i projekt vendimit për miratimin e nivelit të pagave të punonjësve të bashkisë dhe të masës së shpërblimit mujor të këshilltarëve e të kryetarëve të fashtrave për vitin 2018. Pas këtij debati kjo pikë e rendit të ditës u kalua për shqyrtim në mbledhjen tjetër të radhës. Ndërkohë me shumicë votash këshilli miratoi një ndryshim të vendimit të Këshillit Bashkiak për miratimin e buxhetit të bashkisë Lezhë për vitin 2018 dhe të programit buxhetor afatmesëm 2018-2020. Në fund u bënë propozime për miratimin e çmimit të biletave me tvsh, shtimin e listës së fshatrve në njësinë administrative Shënkoll dhe dhënie titulli “Qytetar Nderi” motrës Giovana Maria Lessio dhe znj. Laura Bellamolli.
Përgatiti: Rrok Lelçaj Lezhë, 15.02.2018
Related items
RE-GEN Staff Meeting
RE-GEN Staff Meeting
- Foto Galeri:
Debat “Ekonomia qarkulluese per qytetet e jetueshme”
Forumi Rinor "Ekonomia Qarkulluese per Qytetet e Jetueshme"
Sot, në Lezhë, zhvilluam një forum rinor dedikuar Ekonomisë Qarkulluese dhe Qyteteve të Jetueshme, ku morën pjesë rinia nga shkollat tona. Aktiviteti u organizua nga GIZ Albania në bashkëpunim me Bashkinë Lezhë dhe kishte si qëllim të promovonte ide dhe zgjidhje për zhvillimin e qëndrueshëm të qyteteve.
Në këtë forum patëm kënaqësinë të kishim prezent Iven Schad, Drejtues i Bashkëpunimit për Zhvillim nga Ambasada Gjermane, Znj. Tina Koenig, Menaxhere e Projektit për Ekonominë Qarkulluese dhe Qytetet e Jetueshme, Znj. Erjola Duçkollari nga MTM, si dhe Znj. Greta Malaj nga AKEM.
Fokusi i takimit ishte në identifikimin e praktikave më të mira dhe inisiativave që ndihmojnë në krijimin e mjediseve urbane të jetueshme. Ky aktivitet ishte pjesë e Kalendarit të aktiviteteve për Javën Kulturore Gjermane, duke theksuar rëndësinë e bashkëpunimit ndërkombëtar në zhvillimin e qëndrueshëm.
Borxhi Zero!
Borxhi Zero!
Kryetari i Bashkisë Lezhë ka zhvilluar aktivitetin “Borxhi Zero”, një moment i rëndësishëm për qytetin tonë. Ai njoftoi se bashkia ka likuiduar të gjitha borxhet e akumuluara ndër vite, duke hapur kështu një kapitull të ri për menaxhimin financiar të bashkisë. Kjo arritje jo vetëm që e forcon stabilitetin ekonomik, por gjithashtu krijon mundësi për investime dhe projekte të reja që do të përmirësojnë jetesën e qytetarëve.
Gjatë aktivitetit, kryetari ndau vizionin e tij për të ardhmen e Lezhës, duke theksuar rëndësinë e transparencës dhe angazhimit për zhvillimin e qëndrueshëm. Projekti për rinovimin e infrastrukturës, mbështetje për bizneset lokale dhe krijimi i hapësirave publike do të jenë në qendër të prioritetet tona. Bashkë, mund të ndërtojmë një qytet më të fortë dhe të qëndrueshëm!