Ndihma ekonomike i është besuar një sistemi të dështuar, jo transparent dhe abuziv që nuk e njeh gjendjen reale e të mjerueshme të familjeve përfituese apo atyre që kanë aplikuar për herë të parë.
Skema e re e ndihmës ekonomike ka dëmtuar rëndë familje në varfëri ekstreme. Në Bashkinë Lezhë janë përjashtuar nga skema e ndihmës ekonomike 1004 familje, të cilave ende nuk u është bërë e ditur nga Shërbimi Social Shtetëror asnjë kriter përjashtues apo përfshirës në këtë skemë. Të tilla janë dhe familjet e Njësisë Administrative Zejmen, të cilat duke u përjashtuar nga ndihma ekonomike, kanë humbur edhe atë mbështetje të pakët financiare, që përfitonin më parë. Fotot e realizuara në këto familje nuk kanë nevojë për komente. Ato apelojnë për ndihmë dhe mbështetje financiare pasi jetojnë në varfëri ekstreme dhe nën minimumin jetik. Realiteti nuk njihet po nuk e preke dhe e jetove nga afër. Për familjet e përjashtuara nga ndihma ekonomike kjo gjëndje e vështirë është dhe në njësitë e tjera administrative të Bashkisë Lezhë.
Rr.Lelçaj Zejmen, 23.02.2018


















