NJOFTIM – Për thirrjen e mbledhjes së radhës të Këshillit Bashkiak Lezhë, dt. 03.06.2026 Projekt – Vendimet:
Bashkia Lezhë Mbështet të Rinjtë përmes Programit ReLOaD
Bashkia Lezhë Mbështet të Rinjtë përmes Programit ReLOaD
Bashkia Lezhë mbështet të rinjtë përmes programit ReLOaD!
Në kuadër të programit #ReLOaD dhe me mbështetjen financiare të Bashkisë Lezhë, u zhvillua eventi përmbyllës i projektit “Fuqizimi i të Rinjve për Ruajtjen dhe Promovimin e Trashëgimisë Kulturore”.
Dhjetëra të rinj u bënë pjesë e këtij programi të organizuar nga AlbGreen dhe Teen Things, duke marrë pjesë në trajnime, praktika, vizita studimore, performanca skenike dhe aktivitete të artit pamor, të cilat kontribuan në promovimin e trashëgimisë kulturore dhe fuqizimin e rolit të të rinjve në komunitet.
Ky projekt u financua nga Bashkia Lezhë në kuadër të programit ReLOaD, duke krijuar më shumë hapësira për angazhimin, zhvillimin dhe aktivizimin e të rinjve në jetën kulturore dhe sociale të qytetit.
Njoftim për disiplinimin e trafikut, e vendosjes së rregullave për ndalimin e qarkullimit për mjetet e rënda për një pjesë të akseve rrugore në Shëngjin dhe Tale, gjatë sezonit turistik
NJOFTIM
"PËR DISIPLINIMIN E TRAFIKUT, E VENDOSJES SË RREGULLAVE PËR NDALIMIN E QARKULLIMIT PËR MJETET E RËNDA PËR NJË PJESË TË AKSEVE RRUGORE NË SHËNGJIN DHE TALE, GJATË SEZONIT TURISTIK"
1. Qarkullimi për të gjithë mjetet e tonazhit të rëndë (Autobetoniere, Fadroma, Autovinça, Eskavator, Betoniere etj.,,) me peshë të përgjithshme mbi 3.5 ton, për zonën e Shëngjinit
• Ndalohet nga data 01.06.2026 deri me datë 30.06.2026 nga ora 12:00 e çdo të premte deri në orën 08:00 të së hënes.
• Ndalohet plotësisht qarkullimi i tyre nga data 01.07.2026 deri me datë 15.09.2026.
2. Qarkullimi i mjeteve të shërbimit të Portit Shëngjin, mjetet e furnizimit të karburanteve dhe të furnizimit me ujë për aksin rrugor Lapidar – Porti
• Ndalohet nga e hëna në të enjte ora 10:00 deri në 22:00 nga data 01.07.2026 deri me 01.09.2026.
• Ndalohet kategorikisht qarkullimi në ditët e premte, e shtunë, e diel.
3. Qarkullimi i mjeteve të transportit të mallrave (ATP), furgonave të shërbimit, furnizimit
• Ndalohet nga e hëna në të enjte ora 10:00 deri në 22:00 nga data 01.07.2026 deri me 01.09.2026.
• Ndalohet kategorikisht qarkullimi në ditët e premte, e shtunë, e diel.
4. Akset rrugore që do të ndalohet qarkullimi janë:
• Njësia Administrative Shëngjin, Segmenti rrugor “Knallë” (kthesa e Antagut-Kune);
• Njësia Administrative Shëngjin, Segmenti rrugor “Fran Ivanaj” (Kune Lapidar), në qytetin e Shëngjinit;
• Njësia Administrative Shëngjin, Segmenti rrugor Lapidar- Rëra e Hedhur, në qytetin e Shëngjinit;
• Njësia Administrative Shëngjin, Segmenti rrugor “Tabe”, Kune Ishull Shëngjin;
• Njësia Administrative Shënkoll, Segmenti rrugor “Sokol Olldashi”, Superstradë – Plazhi i Tales;
5. Qëndrimi dhe pushimi i mjeteve të qarkullimit në të dyja krahët e rrugës “Nënë Tereza” në hyrjen e Shëngjinit deri tek porti i Shëngjinit:
• Ndalohet nga data 01.06.2026 deri në datën 15.09.2026.
• Lejohet stacionimi i taksive dhe autobusëve në krahun e djathtë të kësaj rruge.
6. Për zbatimin e këtij urdhëri ngarkohet:
• Drejtoria e Shërbimeve Publike, Infrastrukturës, Transportit dhe Mjedisit
• Policia Bashkiake
• Njësia Administrative Shëngjin
• Njësia Administrative Shënkoll
Shpallje për privatizimin e banesave që kanë mbetur pa u rregjistruar në ASHK
Shpallje për privatizimin e banesave që kanë mbetur pa u rregjistruar në ASHK
SHPALLJE NË KATEGORINË E MESME DREJTUESE, LËVIZJE PARALELE, NGRITJE NË DETYRË, PRANIM NË SHËRBIMIN CIVIL,
SHPALLJE NË KATEGORINË E MESME DREJTUESE, LËVIZJE PARALELE, NGRITJE NË DETYRË, PRANIM NË SHËRBIMIN CIVIL, 1. Shpallje, Drejtor, Drejtoria e Menaxhimit të Mbetjeve, 2. Verifikimi Paraprak, Lëvizje Para
SHPALLJE NË KATEGORINË E MESME DREJTUESE, LËVIZJE PARALELE, NGRITJE NË DETYRË, PRANIM NGA JASHTË SHËRBIMIT CIVIL
SHPALLJE NË KATEGORINË E MESME DREJTUESE, LËVIZJE PARALELE, NGRITJE NË DETYRË, PRANIM NGA JASHTË SHËRBIMIT CIVIL 1. Shpallje, Drejtor, Drejtoria Juridike, 2. Verifikimi Paraprak, Lëvizje Paralele,
Lezha Hap Zyrtarisht Sezonin Turistik 2026 në Shëngjin
Lezha Hap Zyrtarisht Sezonin Turistik 2026 në Shëngjin
Lezha mbrëmë në Shëngjin hapi zyrtarisht sezonin turistik 2026!
Me pjesëmarrjen e Ministrit të Bujqësisë, Andis Salla, Ministrit të Mbrojtjes, Ermal Nufi, Kryetarit të Komisionit të Ligjeve, Ulsi Manja, Ambasadorit të Kosovës në Tiranë, Skënder Dyrmishi, kryetarëve të komunave të Deçanit dhe Klinës, Bashkim Ramosaj dhe Zenun Elezi, si dhe kryetarëve të Bashkive Pogradec dhe Malësi e Madhe, Ilir Xhakolli dhe Tonin Marinaj, bashkë me shumë të ftuar, qytetarë dhe biznese.
Oferta turistike, njësitë akomoduese hoteliere, gastronomia, punimet artistike të zonës, lojërat për fëmijë, aktivitetet në det dhe koncerti artistik ishin të gjitha në harmoni për promovimin e turizmit lezhjan. Gjithë potenciali turistik në një panair!
Shpallje e Drejtorisë së Bujqësisë, Ujitjes dhe Administrimit të Pyjeve
Shpallje e Drejtorisë së Bujqësisë, Ujitjes dhe Administrimit të Pyjeve
SHPALLJE NË KATEGORINË E ULËT DREJTUESE, LËVIZJE PARALELE, NGRITJE NË DETYRË, PRANIM NGA JASHTË SHËRBIMIT CIVIL
SHPALLJE NË KATEGORINË E ULËT DREJTUESE, LËVIZJE PARALELE, NGRITJE NË DETYRË, PRANIM NGA JASHTË SHËRBIMIT CIVIL 1. Shpallje për Përgjegjës Sektori, Drejtoria e Burimeve Njerëzore dhe Shërbimeve
Shpallje për vende të lira pune – Punonjës sezonal me kontratë
SHPALLJE PËR VENDE TË LIRA PUNE – Punonjës sezonal me kontratë 1. Vende të lira pune, punonjës sezonal me kontratë, – Kliko për të shkarkuar






