Bashkëpunim dhe shkëmbim përvojash me Bashkinë Roskovec
Sot, së bashku me Kryetaren e suksesshme të Bashkisë Roskovec, Majlinda Bufi, dhe stafet tona, zhvilluam një bashkëbisedim të frytshëm dhe një shkëmbim të vlefshëm idesh, praktikash dhe përvojash të ndërsjella.
Një falënderim i veçantë për Majlindën për iniciativën e këtij formati, i cili forcon bashkëpunimin, nxit miqësitë dhe krijon mundësi për adresimin e problematikave bazuar në përvojat përkatëse.
Një ditë dinamike, me shumë energji pozitive dhe produktivitet! 























