Organizimi i këtij programi mbahet për të tretin vit radhazi në këtë Komunë dhe të ftuar janë nga të gjitha trevat shqiptare. Vizita konsistonte në bashkëpunime institucionale ndërmjet Bashkisë Lezhë dhe Komunës Casalvecchio di Puglia për promovimin e kulturës dhe turizmit në këto dy qeverisje vendore.
Në takimin prezantues me Kryetarin e Komunes Casalvecchio Z. Noė Andreano, ne i shprehëm urimet dhe përshëndetjet më të përzemërta të Kryetarit të Bashkisë Lezhë z. Fran Frrokaj për organizimin e këtij programi në mbështetje të traditës , kulturës dhe Vëllazerisë ndërmjet Shqiptarve kudo që janë si dhe në menyrë të vecantë bashkëpunimin mes Bashkisë Lezhë dhe Komunës Casalvecchio di Puglia.
Pjesmarrës në këtë program ishin edhe Komuna Cerzeto, Calabria, përfaqësues të Rajonit të Puglias. Gjithashtu, kishte pjesmarrës të shoqatave dhe grupeve artistike nga Arbëresh në Itali (Cerzeto, San Marzano, Lungro, Chieuti, Casalvecchio, Lucera,Ururi, Calabri, etj.), Shqiptarë nga Kosova, nga Mali i Zi, nga Maqedonia e Veriut , nga Zvicëra, nga Shqipëria, etj.
Nga Bashkia Lezhë morën pjesë:
Marçel Lacaj –Përgjegjës i Qendrës Kulturore të Fëmijëve
Bardhok Ndreca – Specialist pranë Drejtorisë së Programim Zhvillimit dhe Integrimit Europian.
Bashkia Lezhë do të vazhdojë bashkëpunimin me komunën Casalvecchio di Puglia por edhe me të gjitha komunat e tjera të trevave shqiptare. Gjithashtu, Bashkia Lezhë në kuadër të projekteve “Bashkitë në Europe” po vazhdon një sërë bashkëpunimesh në kuadër të promovimit të turizmit dhe zhvillimit ekonomik të bashkisë.