Pas një angazhimi dhe pune tre vjeçare në zbatim të projektit GEMAL, i bashkëfinancuar dhe zbatuar nga CIES,u bë prezantimi i publikimit “Buxhetimi Gjinor në Shqiperi” . Bashkia Lezhë me përfaqësuesit e saj nga tre drejtori të ndryshme si : Drejtoria e Programim Zhvillimit dhe Integrimi Europian, Drejtoria e Shërbimit Social dhe Drejtoria Arsim Turizem Kultures dhe Sportit, kontribuan dhe bashkëpunuan në realizimin e këtij publikimi duke bërë një analizë të hollësishme gjinore të buxhetit sipas sektoreve të punës.


