Eagles Fest
Eagles Fest
Eagles Fest, një event i cili ka dhuruar spektakël të jashtëzakonshëm me motor në bregdetin e Shëngjinit, u organizua nga klubi i motoristëve MC Eagles në bashkëpunim me Bashkinë Lezhë.
Aktiviteti u mbajt më 24 gusht dhe shënoi një ngjarje të paharrueshme për të gjithë pjesëmarrësit dhe spektatorët.
Në qendër të vëmendjes së festivalit ishte parada mbresëlënëse e mbi 300 motoristëve, të cilët përshkruan të gjithë Shëtitoren e Shëngjinit. Tifozët e motorëve dhe turistët e pranishëm u mrekulluan nga shfaqja e motorëve të fuqishëm që e kthyen shëtitoren në një skenë plot energji dhe adrenalinë.
Pas kësaj parade, atmosfera elektrizuese e Eagles Fest vazhdoi me një koncert të mbajtur në bregdet, ku skena u pushtua nga këngëtarët e njohur të skenës së rock-ut shqiptar. Elita 5, grupi legjendar nga Tetova, elektrizoi publikun me hitet e tyre të njohura, duke sjellë një atmosferë të ngrohtë dhe të fuqishme në natën verore. Niki Zaimi & Band dhe Iljard Shaba gjithashtu interpretuan një përzgjedhje të këngëve rock, duke krijuar një lidhje të veçantë me publikun.
Eagles Fest ishte jo vetëm një festë për motoristët, por edhe një festë e kulturës dhe muzikës rock, duke sjellë së bashku njerëz nga të gjitha moshat për të festuar në një atmosferë plot emocion dhe adrenalinë
Festë n’Shpi 2024
Festë n'Shpi 2024
Bashkia Lezhë ka vazhduar traditën e njohur të “Festë N’ Shpi” edhe këtë vit, duke krijuar një atmosferë të paharrueshme festive që zgjati për 14 ditë rresht.
Aktivitetet filluan më 2 Gusht dhe kulmuan më 15 Gusht, duke e shndërruar Sheshin “Gjergj Kastrioti” në një pikë qendrore për argëtim dhe gëzim. Çdo natë, qytetarët e Lezhës dhe vizitorët e shumtë u mblodhën për të përjetuar magjinë e muzikës live dhe performancave të larmishme.
Në këtë edicion të “Festë N’ Shpi” morën pjesë disa nga zërat më të njohur të muzikës nga Shqipëria dhe Kosova, duke e ngritur nivelin artistik të festës. Këngëtarët dhe grupet më të dashur nga publiku dhuruan performanca të jashtëzakonshme, duke krijuar një atmosferë të ngrohtë dhe festive.
Netët e dedikuara talenteve të rinjë nga Lezha ishin gjithashtu një nga pikat kulmore të festës. Të rinjtë e talentuar nga Lezha, duke përfshirë këngëtarë, instrumentistë dhe valltarë, shfaqën aftësitë e tyre artistike, duke sjellë energji dhe freski në sheshin e qytetit.
Këto netë ishin një mundësi e shkëlqyer për artistët e rinj që të tregojnë talentin e tyre përpara një publiku të gjerë.
Festa arriti kulmin në Ditën e Shtegtarëve, më 15 Gusht, një ditë e veçantë që i kushtohet të gjithë atyre që rikthehen në Lezhë për të festuar me familjarët dhe miqtë. Kjo ditë speciale u përshkua nga një atmosferë e veçantë, e cila u pasurua edhe më shumë nga prania e trupës së njohur të humorit “Portokalli”, që dhuroi shumë të qeshura dhe momente të paharrueshme për të pranishmit.
Takim me një ekip të Sites & Cités Remarquables de France
Takim me një ekip të Sites & Cités Remarquables de France
Kryetari Bashkisë Lezhë Z. Pjerin Ndreu ka pritur në Lezhë një ekip nga Sites & Cités Remarquables de France në bashkëpunim me Institutin për Bashkitë Shqiptare. Ky takim vjen si një iniciativë e interesit të partnereve nga Franca dhe te Ambasadës Franceze për të bashkëpunuar Lezhë.
Gjatë këtij takimi janë diskutuar ide interesante bashkëpunimi edhe me z.Rémy Privat, Atashe Bashkëpunimi në Ambasadën Franceze në Tiranë si dhe kolegen Znj.Sophie Métadier Kryetare Beaulieu-lès-Loches, Zëvëndës Presidente e Shoqates Sites & Cités remarquables de France njëkohësisht ish deputete e Parlametit të Frances.
Bashkia Lezhë është gjithmonë e hapur për mundësi të tilla bashkëpunimi të cilat janë në përfitim të komunutetit që jeton në qytetin e Lezhës.
Bashkia Lezhë dhe Komuna Otmuchów: Një bashkëpunim i cili vazhdon ndërvite
Bashkia Lezhë dhe Komuna Otmuchów: Një bashkëpunim i cili vazhdon ndërvite
Tashmë është bërë traditë që Bashkia Lezhë nëpërmjet përfaqësuesve të saj merr pjesë në “Festën e Luleve” që Komuna Otmuchów në Poloni organizon çdo vit.
Pjesëmarrja në këtë festë vjen në kuadër të binjakëzimit që kanë këto dy bashki dhe marrëdhënjeve pozitive që kanë ditur të ruajnë e të mbajnë ndër vite.
Delegacioni i Bashkisë Lezhë këtë vit i kryesuar nga Kryetari i Bashkisë Z. Pjerin Ndreu u prit nga Kryetari i kësaj Komune Z. Damian Nowakowski në një takim miqësor dhe frytëdhënës.
Vizita e këtij viti ishte dhe si shenjë falenderimi për kryetarin e mëparshëm të kësaj komune Z. Jan Woźniak i cili në vitin 2020 në mënyrë simbolike ndihmoi Bashkinë Lezhë për të superuar disa nga pasojat e tërmetit të vitit 2019.
Bashkia Lezhë dhe Komuna Spoletto: Një partneritet i fortë për zhvillimin e dy komuniteteve, Lezhë dhe Spoletto
Bashkia Lezhë dhe Komuna Spoletto: Një Partneritet i Fortë për Zhvillimin e dy komuniteteve: Lezhë & Spoletto
Pas takimit të datës 13 Maj 2024, ku Bashkia Lezhë mirëpriti delegacionin e Komunës Spoletto të kryesuar nga Kryetari Andrea Sisti, Bashkia Lezhë vizitoi zyrtarisht Spoleton me një delegacion të udhëhequr nga Kryetari Pjerin Ndreu.
Qëllimi i kësaj vizite ishte avancimi i bashkëpunimit institucional afatgjatë mes dy komuniteteve. Të dy bashkitë angazhohen për të ndarë përvoja dhe për të ndërtuar lidhje të forta ndërkombëtare, me qëllim përmirësimin e shërbimeve dhe zhvillimin e qëndrueshëm për qytetarët e tyre.
VIZITË E DELEGACIONIT NGA KOMUNA E SPOLETOS NË BASHKINË LEZHË
VIZITË E DELEGACIONIT NGA KOMUNA E SPOLETOS NË BASHKINË LEZHË Bashkia Lezhë ka mirëpritur këtë javë në Lezhë, delegacionin italian nga Komuna e Spoletos në Itali me qëllim lidhjen e urave të bashkëpun
RE-GEN / Takimi i ngritjes së ULG (Urbact Local Group) Lezhë
RE-GEN / Takimi i ngritjes së ULG (Urbact Local Group) Lezhë Në kuadër të projektit “Rigjenerimi i hapësirës publike përmes krijimit të qendrave të integruara të ⛹️♂️sporteve për pjesëmarrjen e të ri
Dialog Shumë-Palësh organizuar nga Programi i GIZ “Fuqizimi i Politikave për Orientimin e Migracionit drejt Zhvillimit” (MEG)
Dialog Shumë-Palësh organizuar nga Programi i GIZ “Fuqizimi i Politikave për Orientimin e Migracionit drejt Zhvillimit” (MEG) Në vijim të punës për Hartimin e Planit Lokal të Veprimit për Migracionin
Kick-off event “Komuniteti tematik i zonave të gjelbërta të jetesës”
🤝 Kick-off event “Komuniteti tematik i zonave të gjelbërta të jetesës” 📍 Në zbatim të projektit ProLIGHTmed, Drejtoria e Projekteve Strategjike, Evropës, Migracionit, Diasporës, Komunikimit dhe Transp






































































