Degjesë publike për dhënien në përdorim të sipërfaqes pyjore në Njesitë Administrative Kolsh dhe Zejmen
Në mbështetje të Ligjit nr.139/2015 “Për vetëqeverisjen vendore”, Ligjit Nr.107/2014 “Për planifikimin e territorit” i ndryshuar, VKM-së 868 datë 22.11.2017 “Për miatimin e Rregullores se Planifikimit të Territorit”, Ligjit Nr.57/2020 “Për pyjet”, Bashkia Lezhë ka ndërmarrë nismën për vlerësimin e sipërfaqes pyjore potenciale për zhvillimin e veprimtarisë së sipërmarrjes për vendosjen e aerogjeneratorëve (park eolik)me qëllim arritjen e një zhvillimi të qëndrueshëm, shfrytëzimin e burimeve pyjore dhe plotësimin e nevojave të sipërmarrjes publike.
Në kuadër të kësaj nisme ju ftojmë në konsultimin publik që do të zhvillohet ditën e merkurë me datë 05.12.2023, ora 10:00, në ambientet e Qendrës Kulturore të Femijëve, Lezhë.
Janë të ftuar të marrin pjesë gjithë grupet e interesit për përcjelljen e rekomandimeve të cilat mund ti dërgojnë edhe në adresën e emailit info@lezha.gov.al
1.Njoftim per organizimin e dëgjesës publike
4.Raport mbi studimin tekniko-ekonomik
5. NJOFTIM – Për një ndryshim të njoftimit me nr. protokolli 17194, dt. 15.11.2023