Dialog Shumë-Palësh organizuar nga Programi i GIZ “Fuqizimi i Politikave për Orientimin e Migracionit drejt Zhvillimit” (MEG)
Në vijim të punës për Hartimin e Planit Lokal të Veprimit për Migracionin dhe Diasporën, Bashkia Lezhë me përfaqësues nga Drejtoria e Projekteve Strategjike, Evropës, Migracionit, Diasporës, Komunikimit dhe Transparencës ishte pjesë e Dialogut Shumë-Palësh të organizuar nga Programi i GIZ “Fuqizimi i Politikave për Orientimin e Migracionit drejt Zhvillimit” (MEG).
Aktorë të ndryshëm nga Ministria e Brendshme (MB); Ministria e Shtetit për Pushtetin Vendor (MShPV); krahas bashkive, AKPA, akademisë dhe sektorit privat, iu bashkuan tryezës së diskutimit të organizuar nga GIZ. Së bashku, diskutuam strategjitë efektive për menaxhimin e çështjeve të migracionit dhe diasporës.
MEG po mbështet Bashkitë Fier, Lezhë dhe Pogradec në zhvillimin e Planeve të Veprimit për Migracionin dhe Diasporën.
Dialogu mundësoi diskutime të hollësishme, duke përafruar objektivat kryesore për Planet e Veprimit për Migracionin dhe Diasporën dhe duke përshkruar e ardhshëm. Së bashku, po formojmë një mjedis më gjithëpërfshirës dhe mbështetës për të gjithë. – Bashkia Lezhë, Facebook
Diaspora2030
#Migracioni&Diaspora #Mbështetje #Zhvillim #Qendrueshmëri