Drejtoria e Financës dhe Buxhetit
Drejtor: Brikena VUKSANI
1. Drejtoria e Financës dhe Buxhetit është strukturë përgjegjëse për mirëadministrimin e çdo çështjeje që lidhet me funksionimin e menaxhimit financiar të bashkisë me qëllim përdorimin sa më efektiv dhe ekonomik të burimeve financiare, duke respektuar parimet e transparencës dhe të ligjshmërisë.
2. Është strukturë përgjegjëse për zbatimin e sistemeve të menaxhimit financiar në të gjitha njësitë, strukturat, programet, veprimtaritë dhe proceset që menaxhohen prej tij, në përputhje me parimet e ligjshmërisë, të menaxhimit të shëndoshë financiar dhe të transparencës.
3. Është strukturë përgjegjëse për mbajtjen e kontabilitetit, mbajtjen e dokumentacionit të veprimtarisë së bashkisë, vlerësimin e aktiveve dhe detyrimeve, përgatitjen e pasqyrave financiare duke i paraqitur në strukturat mbikëqyrëse, në përputhje me legjislacionin në fuqi.
4. Është strukturë përgjegjëse për hartimin, monitorimin dhe zbatimin e buxhetit, duke siguruar shpërndarje të burimeve në përputhje me politikat dhe prioritetet e vendosura, mbikëqyr zbatimin e parimeve të efektivitetit ekonomik duke u kujdesur për përdorimin e fondeve në kohen e duhur dhe qëllimin e një administrimi sa më efektiv.
5. Është strukturë përgjegjëse për hartimin e listëpagesave dhe urdhër – shpenzimeve të punonjësve të administratës së bashkisë, institucioneve të varësisë, pagesave të ndihmës ekonomike, paaftësisë së kufizuar dhe çdo pagesë tjetër që kryhet nga Bashkia Lezhë.
- Detyrat kryesore të Drejtorisë së Financës dhe Buxhetit janë:
1. Në bashkëpunim me njësitë e tjera organizative, harton dhe paraqet për shqyrtim e miratimin e projekt-programit (buxhetin) për të ardhurat dhe shpenzimet e vitit pasardhës;
2. Harton planin strategjik dhe vjetor të drejtorisë;
3. Ndjek realizimin e shpenzimeve dhe përdorimin e fondeve buxhetore për bashkinë dhe institucio-net e varësisë;
4. Harton dhe propozon ndryshime në buxhetin vendor, dhe me qëllim mbështetjen e vazhdueshëm të rritjes ekonomike;
5. Përgatit programin buxhetor në vija të përgjithshme për buxhetin e vitit në vijim, dhe konsultimet me qytetaret për përparësitë e buxhetit;
6. Harton raporte periodike për drejtuesin e bashkisë dhe Këshillin Bashkiak, si edhe sa herë kërkohet nga këta të fundit;
7. Programon, organizon dhe koordinon punën për përdorimin me efektivitet të fondeve, në funksion të garantimit të një zhvillimi të qëndrueshëm ekonomik, rritjes së profesionalizimit dhe të transparences;
8. Harton, garanton dhe dokumenton te gjitha transaksionet financiare për bashkinë (nivelin e njësisë shpenzuese te administratës se Bashkisë Lezhë), lidhur me ligjshmërinë rregullshmërinë dhe respektimin e parimeve te ekonomicitetin, efiçencës dhe efektivitetit;
9. Organizon punën për identifikimin dhe hartimin e regjistrit të riskut, kontrollin e risqeve që vënë në rrezik realizimin e objektivave;
10. Menaxhon mbajtjen e sistemit të kontabilitetit, raportimit për vendimmarrjen në funksion të realizimit të objektivave. veprimtarinë ekonomiko-financiare të bashkisë në mbështetje të akteve ligjore dhe nënligjore dhe informon eprorët për treguesit ekonomiko-financiarë të kësaj veprimtarie;
11. Bashkëpunon dhe bashkërendon punën me drejtorët e drejtorive të tjera në bashki, për problemet që kanë të bëjnë me fushën e veprimtarisë së drejtorisë; për menaxhimin e riskut, me strukturat përkatëse në bashki dhe institucionet e varësisë;
12. Bashkëpunon me drejtorinë e personelit dhe në bazë të të dhënave që merr rnga kjo drejtori harton liste pagesat e punonjësve;
13. Mban kontakte me Degen e Thesarit dhe realizon kryerjen e veprimeve me te.
14. Administron, ruan, dokumenton dhe kryen qarkullimin e vlerave materiale e monetare, në funksion të përdorimit me efektivitet të tyre;
15. Menaxhon dhe garanton dorëzimin/raportimin me cilësi dhe në kohe të akteve administrative për përmbushjen e objektit të veprimtarisë së drejtorisë, analizave të treguesve financiare për periudha të caktuara ushtrimore, përpunimit dhe trajtimit të dokumenteve zyrtare dhe korrespondencave; përgatit raporte dhe pasqyra financiare për autoritetet publike;
16. Ndjek rezultatet financiare, kontrollon dhe menaxhon shpenzimet e bëra nga çdo strukturë, sektor dhe njësi sipas limiteve të përcaktuara;
17. Propozon masat përkatëse administrative e ligjore, për rastet e tejkalimit të paarsyeshëm e pa miratim paraprak të shpenzimeve strukturore dhe administrative, si dhe për shpenzime të tjera për rastet kur tejkalimi i tyre nuk harmonizohet dhe nuk justifikohet me tejkalimet përkatëse të të ardhurave;
18. Përgatit raportet financiare mbi baza vjetore dhe periodike, si dhe raporte të brendshme kontabël sipas vendimeve të marra për politikat e kontabilitetit dhe mbi bazë të standardeve ndërkombëtare të kontabilitetit, respektivisht standardet ndërkombëtare për raportimin financiar dhe të dispozitave të tjera të përcaktuara;
19. Përgatit bilancet periodike dhe vjetore dhe ia paraqesin për shqyrtim dhe miratim organeve më të larta të institucionit;
20. Kontrollon dhe nënshkruan të gjitha urdhërpagesat që do të bëhen nëpërmjet bankës dhe/ose arkës;
21. Evidenton dhe planifikon pagesat në afatet e parashikuara për të gjitha detyrimet, paguan brenda afateve dhe në adresat përkatëse detyrimet fiskale, si dhe çdo detyrim tjetër që rrjedh nga akte të veçanta ligjore dhe/ose nënligjore;
22. Merr pjesë në vendosjen (regjistrimin) dhe mbajtjen e të dhënave në kontabilitet, duke hartuar dhe miratuar tek Kryetari/Sekretari i Përgjithshëm manualin e kontabilitetit dhe listën e llogarive;
23. Kryen detyra të tjera brenda misionit dhe funksionit të drejtorisë të përcaktura nga urdhra apo udhezime përkatese;
- Sektori i Hartimit, Zbatimit të Buxhetit dhe Pagave
1. Është përgjegjës për administrimin e çdo çështje që lidhet me hartimin dhe zbatimin e buxhetit, hartimin e listëpagesave të pagave, ndihmës ekonomike dhe paaftësisë së kufizuar, nëpërmjet respektimit të parimeve të transparencës dhe të ligjshmërisë, me qëllim arritjen e objektivave dhe përmbushjen e rezultateve të kërkuara nga kjo njësi organizative.
2. Është strukturë përgjegjëse për hartimin, monitorimin dhe zbatimin e buxhetit, duke siguruar shpërndarje të burimeve në përputhje me politikat dhe prioritetet e vendosura, mbikëqyr zbatimin e parimeve të efektivitetit ekonomik duke u kujdesur për përdorimin e fondeve në kohen e duhur dhe qëllimin e një administrimi sa më efektiv.
Detyrat kryesore të këtij sektori janë:
1. Në bashkëpunim me njësitë e tjera organizative, harton dhe paraqet për shqyrtim e miratim projekt-programin (buxhetin) për të ardhurat dhe shpenzimet e vitit pasardhës;
2. Harton planin strategjik dhe vjetor të sektorit;
3. Ndjek realizimin e shpenzimeve dhe përdorimin e fondeve buxhetore për bashkinë dhe institucionet e varësisë;
4. Harton dhe propozon ndryshime në buxhetin vendor, dhe me qëllim mbështetjen e vazhdueshëm të rritjes ekonomike;
5. Përgatit programin buxhetor në vija të përgjithshme për buxhetin e vitit në vijim, dhe konsultimet me qytetaret për përparësitë e buxhetit;
6. Harton raporte periodike për drejtuesin e bashkisë dhe Këshillin Bashkiak, si edhe sa herë kërkohet nga këta të fundit;
7. Programon, organizon dhe koordinon punën për përdorimin me efektivitet të fondeve, në funksion të garantimit të një zhvillimi të qëndrueshëm ekonomik,rritjes së profesionalizimit dhe të transparences;
8. Harton, garanton dhe dokumenton nivelin e shpenzimeve dhe burimeve te financimit sipas programeve buxhetore dhe sipas njësive shpenzuese, duke garantuar ligjshmërinë, rregullshmërinë dhe respektimin e parimeve te ekonomicitetit, efiçencës dhe efektivitetit;
9. Bashkëpunon me drejtorinë e personelit dhe në bazë të të dhënave që merr nga kjo drejtori harton listë-pagesat e punonjësve;
10. Mban kontakte me Degën e Thesarit dhe realizon kryerjen e veprimeve me të.
11. Menaxhon dhe garanton dorëzimin/raportimin me cilësi dhe në kohe të akteve administrative për përmbushjen e objektit të veprimtarisë së sektorit, analizave të treguesve ekonomiko-financiar për periudha të caktuara ushtrimore, përpunimit dhe trajtimit të dokumenteve zyrtare dhe korrespondencave;
12. Përgatit raporte periodike mbi realizimin e treguesve ekonomik (të ardhurave dhe shpenzimeve) për autoritetet publike;
13. Propozon masat përkatëse administrative e ligjore, për rastet e tejkalimit të paarsyeshëm e pa miratim paraprak të shpenzimeve strukturore dhe administrative, si dhe për shpenzime të tjera për rastet kur tejkalimi i tyre nuk harmonizohet dhe nuk justifikohet me tejkalimet përkatëse të të ardhurave;
14. Kryen detyra të tjera brenda misionit dhe funksionit të drejtorisë të përcaktura nga urdhra apo udhëzime përkatëse;
- Sektori i Kontabilitetit
1. Është strukturë përgjegjëse për mbajtjen e kontabilitetit, mbajtjen e dokumentacionit të veprimtarisë së bashkisë, vlerësimin e aktiveve dhe detyrimeve, përgatitjen e pasqyrave financiare duke i paraqitur në strukturat mbikëqyrëse, në përputhje me legjislacionin në fuqi.
2. Është strukturë përgjegjëse për dokumentimin, inventarizimin, ruajtjen dhee mbrojtjen e aktiveve e të dokumentacionit përkatës financiar kundrejt humbjeve, vjedhjeve, keqpërdorimit dhe përdorimit të paautorizuar të inventarit kontabël të aktiveve të qëndrueshme dhe qarkulluese.
Detyrat kryesore të këtij sektori janë:
1. Harton, garanton dhe dokumenton të gjitha transaksionet financiare për bashkinë (nivelin e njësisë shpenzuese te administratës se Bashkisë Lezhë), lidhur me ligjshmërinë rregullshmërinë dhe respektimin e parimeve te ekonomicitetit, efiçencës dhe efektivitetit;
2. Harton raporte periodike për drejtuesin e bashkisë dhe këshillin bashkiak, si edhe sa herë kërkohet nga këta të fundit;
3. Harton, garanton dhe dokumenton të gjitha transaksionet financiare për bashkinë (nivelin e njësisë shpenzuese te administratës se Bashkisë Lezhë), lidhur me ligjshmërinë rregullshmërinë dhe respektimin e parimeve të ekonomicitetit, efiçencës dhe efektivitetit;
4. Organizon punën për identifikimin dhe hartimin e regjistrit të riskut, kontrollin e risqeve që vënë në rrezik realizimin e objektivave;
5. Menaxhon mbajtjen e sistemit të kontabilitetit, raportimit për vendimmarrjen në funksion të realizimit të objektivave, veprimtarinë ekonomiko-financiare të bashkisë në mbështetje të akteve ligjore dhe nënligjore dhe informon eprorët për treguesit ekonomiko-financiarë të kësaj veprimtarie;
6. Bashkëpunon dhe bashkërendon punën me drejtorët e drejtorive të tjera në bashki, për problemet që kanë të bëjnë me fushën e veprimtarisë së drejtorisë; për menaxhimin e riskut, me strukturat përkatëse në bashki dhe institucionet e varësisë;
7. Bashkëpunon me drejtorinë e personelit dhe në bazë të të dhënave që merr nga kjo drejtori harton listëpagesat e punonjësve;
8. Administron, ruan, dokumenton dhe kryen qarkullimin e vlerave materiale e monetare, në funksion të përdorimit me efektivitet të tyre;
9. Menaxhon dhe garanton dorëzimin/raportimin me cilësi dhe në kohë të akteve administrative për përmbushjen e objektit të veprimtarisë së drejtorisë, analizave të treguesve financiare për periudha të caktuara ushtrimore, përpunimit dhe trajtimit të dokumenteve zyrtare dhe korrespondencave; përgatit raporte dhe pasqyra financiare për autoritetet publike;
10. Ndjek rezultatet financiare, kontrollon dhe menaxhon shpenzimet e bëra nga çdo strukturë, sektor dhe njësi sipas limiteve të përcaktuara;
11. Propozon masat përkatëse administrative e ligjore, për rastet e tejkalimit të paarsyeshëm e pa miratim paraprak të shpenzimeve strukturore dhe administrative, si dhe për shpenzime të tjera për rastet kur tejkalimi i tyre nuk harmonizohet dhe nuk justifikohet me tejkalimet përkatëse të të ardhurave;
12. Përgatit raportet financiare mbi baza vjetore dhe periodike, si dhe raporte të brendshme kontabël sipas vendimeve të marra për politikat e kontabilitetit dhe mbi bazë të standardeve ndërkombëtare të kontabilitetit, respektivisht standardet ndërkombëtare për raportimin financiar dhe të dispozitave të tjera të përcaktuara;
13. Përgatit bilancet periodike dhe vjetore dhe i’u paraqitet për shqyrtim dhe miratim organeve më të larta të institucionit;
14. Kontrollon dhe nënshkruan të gjitha urdhërpagesat që do të bëhen nëpërmjet bankës dhe/ose arkës;
15. Evidenton dhe planifikon pagesat në afatet e parashikuara për të gjitha detyrimet, paguan brenda afateve dhe në adresat përkatëse detyrimet fiskale, si dhe çdo detyrim tjetër që rrjedh nga akte të veçanta ligjore dhe/ose nënligjore;
16. Merr pjesë në vendosjen (regjistrimin) dhe mbajtjen e të dhënave në kontabilitet, duke hartuar dhe miratuar tek Kryetari/Sekretari i Përgjithshëm manualin e kontabilitetit dhe listën e llogarive;
17. Sektori i kontabilitetit kryen regjistrimet kontabël;
18. Përpunon informacionin financiar;
19. Përgatit pasqyrat financiare;
20. Përgatit publikimin e informacionit financiar;
21. Përgjigjet për transaksionet me para në dorë;
22. Kryen detyra të tjera brenda misionit dhe funksionit të drejtorisë të përcaktura nga urdhra apo udhëzime përkatëse.
- Dokumenta
Dokumenti | Formati | Link | |||
---|---|---|---|---|---|
Raporti i Monitorimit të Zbatimit të Buxhetit viti 2024 | Shkarko | ||||
Vendim per miratimin e kalendarit të PBA-se 2026-2028 | Shkarko | ||||
PBA 2025-2027 dhe Buxhetit Vjetor 2025 | Shkarko | ||||
Raporti 11-mujor 2024 | Shkarko | ||||
Raporti 10-mujor 2024 | Shkarko | ||||
Raporti 9-mujor 2024 | Shkarko | ||||
Raporti i Zbatimit Buxhetit 4 M-II 2024 | Shkarko | ||||
Raporti i Zbatimit të Buxhetit 7 mujor 2024 | Shkarko | ||||
Projekt Dokumeti i PBA-së (Faza e Dytë) | Shkarko | ||||
Raporti i Zbatimit Buxhetit 6 Mujori I-rë 2024 | Shkarko | ||||
Projekt Dokumenti PBA 2025-2027 (Faza e parë) | Shkarko | ||||
Raporti 4 Mujori i I-rë 2024 | Shkarko | ||||
Raporti i Zbatimit të Buxhetit 5 mujori 2024 | Shkarko | ||||
Vendimi për Buxhetin Faktik 2023 | Shkarko | ||||
Raporti i Buxhetit Faktit 2023 | Shkarko | ||||
PBA 2024-2026 | Shkarko | ||||
Vendimi nr.70, datë 14.12.2023 | Shkarko | ||||
Informacioni 10 mujor 2023 | Shkarko | ||||
Informacion mbi realizimin e buxhetit për 9 mujorin 2023 | Shkarko | ||||
Raporti i Buxhetit Faktik për 4 M-II 2023 | Shkarko | ||||
PBA 2024-2026 (FAZA II) | Shkarko | ||||
Raporti 7 mujor 2023 | Shkarko | ||||
Raporti 6 mujori i I-rë 2023 | Shkarko | ||||
Raporti i monitorimit për 5 mujorin 2023 | Shkarko | ||||
PBA 2024-2026 | Shkarko | ||||
Raporti i Monitorimit 4-Mujori I-rë 2023 | Shkarko | ||||
PBA 2023 - 2025 dhe buxheti vjetor 2023 | Shkarko | ||||
Vendimi i KB nr.120, datë 02.12.2022 Për miratimin e Buxhetit 2023 dhe PBA-së 2023-2025 | Shkarko | ||||
Raporti i Monitorimit 2022 | Shkarko | ||||
Raporti i Realizimit te Treguesve Ekonomiko-Financiar per 9 mujorin e Vitit 2022 | Shkarko | ||||
PBA 2023-2025, Faza e dytë | Shkarko | ||||
PBA 2023-2025, Faza e parë | Shkarko | ||||
Raporti i monitorimit të zbatimit të buxhetit, 4 mujori i parë, Viti 2022 | Shkarko | ||||
Informacion mbi zbatimin e buxhetit për 5 mujorin e parë, Viti 2022 | Shkarko | ||||
Raporti i Zbatimit te Buxhetit per 10 mujorin 2022 | Shkarko | ||||
Raporti 11 mujor 2022 | Shkarko | ||||
Kalendari i PBA-së 2024-2026 | Shkarko | ||||
Raporti 4 M.II - 2022 | Shkarko | ||||
Lezhë - Buxheti për qytetarin 2022-2024 | Shkarko | ||||
Kalendari i PBA 2022-2024 | Shkarko | ||||
PBA 2022-2024 | Excel (.xlsx) | Shkarko | |||
Vendimi i Keshillit Bashkiak per miratimin e PBA 2022-2024 | Shkarko | ||||
Relacion PBA 2022-2024 | Shkarko | ||||
Raporti i monitorimit te buxhetit | Shkarko | ||||
Raporti i Performancës 2021 | Shkarko | ||||
Plani i Performancës 2022-2024 | HTML | Shkarko | |||
Raporti i monitorimit per 4-mujorin e pare 2021 | Shkarko | ||||
Raporti mbi zbatimin e buxhetit per 5-mujorin e vitit 2021 | Shkarko | ||||
Lezhë Raporti Performances 2020 | Shkarko | ||||
Raporti i Performancës Viti 2020 në formë interaktive | WEB | Shkarko | Programi Buxhetor Afatmesem 2020-2022 | Excel (.xlsx) | Shkarko |
Relacion PBA 2021-2023 | n/a | n/a | |||
Miratimi i Buxhetit 2021 dhe PBA 21-23 ne Keshillin Bashkiak | Shkarko | ||||
Platforma Interaktive e Projekt buxhetit të Bashkisë Lezhë 2021-2023 | WEB | Shkarko | |||
Miratimi i Buxhetit 2020 dhe PBA 20-22 ne Keshillin Bashkiak | Shkarko | ||||
Raporti i Performancës Viti 2020 në formë interaktive | WEB | Shkarko | Programi Buxhetor Afatmesem 2020-2022 | Excel (.xlsx) | Shkarko |
Plani i performances afatmesem buxhetor 2020-2022 | n/a | n/a | |||
Relacion PBA 2020-2022 | Word (.docx) | Shkarko | |||
Analiza 8 mujore e vitit 2019 | Shkarko | ||||
Evidenca 2 mujore 2019 | Shkarko | ||||
Evidenca monitorimi 8 mujor Janar- Gusht 2019 | Shkarko | ||||
Evidenca Monitorimi Maj 2019 | Shkarko | ||||
Plani i veprimit per shlyerjen e detyrimeve te prapambetura per vitin 2019 dhe ne PBA 2020-2022 | Shkarko | ||||
Realizimi i te ardhurave vendore per periudhen Janar-Maj 2019 | Shkarko | ||||
Realizimi i te ardhurave vendore per periudhen Janar-Prill 2019 | Shkarko | ||||
Realizimi i te ardhurave vendore per periudhen Janar-Qershor 2019 | Shkarko | ||||
Relacioni mbi realizimin e zbatimit te buxhetit faktik per 4 mujorin e 1-re te vitit 2019 | Shkarko | ||||
Relacioni PBA 2020-2022 (faza e I-re) | Shkarko | ||||
IPF 2020-2022 | Excel (.xlsx) | Shkarko | |||
Buxheti 2017 dhe PBA 2017-2019 | Shkarko | ||||
Buxheti 2016 | Shkarko | ||||
Buxheti Gusht - Dhjetor 2015 | Shkarko | ||||
Investimet ne infrastrukture per vitin 2014 | Shkarko | ||||
Pasqyrat e buxhetit për vitin 2014 | Excel (.xls) | Shkarko | |||
Buxheti i vitit 2014 per Bashkine Lezhe | Shkarko | ||||
Pasqyrat e buxhetit për vitin 2013 | Excel (.xls) | Shkarko | |||
Buxheti i vitit 2012 për Bashkinë Lezhë | Shkarko | ||||
Buxheti i vitit 2011 për Bashkinë Lezhë | Shkarko | ||||