Me të ardhurat e saj Bashkia Lezhë ka nisur një bum investimesh për rehabilitimin e rrjetit infrastrukturor të qyteteve dhe fshatrave të njësive administrative. Janë 3 milion euro që kanë nisur të lëvrohen në financimin e 69 projekteve që kanë të bëjnë me asfaltimin e rrugëve, rikonstruksionin e urave, ujësjellësave, çerdheve, kopshteve dhe objekteve shkollore. Asfaltimi i rrugës Dajç-Kotërr, faza e dytë, në Njësinë Administrative Dajç, është njëri prej këtyre projekteve që po zbatohet. Ky aks rrugor ka qënë mjaft problematik si për banorët e fshatit Kotërr ashtu edhe banorët e fshatrave të tjerë që lidheshim me këtë rrugë.
Ka parë nga afër ecurinë e punimeve në këtë aks rrugor kreu i Bashkisë Lezhë z.Fran Frrokaj, i cili e vlerësoi si mjaft të rëndësishëm këtë investim për banorët e fshatit Kotërr dhe ata të rrethinave, gjithashtu edhe si një mundësi për shvillimin e turizmit për këtë zonë me tradita, në artizanat e kulinari.
Duke i adresuar mirënjohje Bashkisë Lezhë dhe kreut të saj Frrokaj, drejtuesit e njësisë dhe vetë banorët e fshatit shprehen të kënaqur për këtë investim që mbetet një premtim i mbajtur.
Vlera e këtij projekti të financuar nga Bashkia Lezhë kap vlerën 20 milion lek të reja dhe sipas kontratës pritet të përfundojë në harkun kohor të 4 muajve.
Përgatiti Rrok Lelçaj Kotërr, 14.02.2019