Bashkia Lezhe ka permbyllur me sukses gjithë proçedurat e konkursit të organizuar në perzgjedhjen e bocetit më të mirë në skulpturë, kushtuar figurës së heroit tonë kombetar Gjergj Kastrioti Skenderbeu. Nën drejtimit kryetarit Enver Hafizi, komisioni vlerësues u mblodh sërish dhe diskutoi per 5 bocetet e perzgjedhura në fazen e parë të këtij konkursi. Pasi mori dhe vleresimet e skulptorëve me emër në vend, juria e këtij konkursi shpalli fitues bocetin me numër 12 tëskulptorit Ardian Pepa.
Ky është boceti i përzgjedhur dhe Suklptori Pepa, fitues i ketij konkursi, shprehet i emocionauar dhe besim plotë për t’i dhënë Lezhës një shtatore monumentale të heroit, të arrirë artistikisht, pasi ky qytet i Besëlidhjes e meriton, pasi është i lidhur pazgjidhshmërisht me figurën e Gjergj Kastriotit Skenderbeu.
Ky bocet fitues i pëërzgjedhur nga juria e konkursit do të kthehet në shtatore prej bronxi, me tre metër e gjysëm lartësi, dhe do të vendoset këtu, për karshi Memorialit të heroit, në sheshin kryesor të qytetit të Lezhës.
Kreu i Bashkise së Lezhës Fran Frrokaj, iniciator i këtij projeti, shprehet se Lezha dhe Skenderbeu e kanë merituar prej kohësh këtë shtatore dhe sot ndjehem mirë që po e bëjmë realitet. Siç thekson krybashkiaku Frrokaj boceti i përzgjedhur, brenda pak muajsh do të kthehet në një shtatore dinjitoze prej bronzi, ashtu siç e meriton heroi ynë kombëtar, dhe me 2 mars 2019, në përkujtim të 575 vjetorit të Besëlidhjes së Lezhës do të vendoset, këtu, në sheshin kryesor të qytetit që mban emrin Gjergj Kastrioti Skënderbeu.
Rrok Lelçaj 15.10.2018