Iftar tek restoranti “Stela” sponsorizuar nga kryebashkiaku zoti Fran Frrokaj per komunitetin musliman te Lezhes me rastin e muajit te Ramazanit. Ishin te pranishem myftiu Agim Tereziu, deputetja Lindita Metaliaj, zevendeskryetari i Bashkise Enver Hafizi dhe besimtare musliman te Lezhes. Agim Tereziu, pasi falenderoi zotin Frrokaj per financimin e ketij Iftari, foli per rendesine, vlerat dhe dobite e Ramazanit per njeriun, familjen e shoqerine. Ne agjerim shfaqet forca e besimit dhe vendosmeria ne adhurim, ku shpirtrat e besimtareve manifestojne nenshtrim ndaj urdherave te Allahut. Me pas, duke uruar besimtaret musliman te Lezhes, me rastin e muajit te Ramazanit, pershendeti dhe kreu i Bashkise se Lezhes z.Fran Frrokaj. Ai theksoi se: “me agjerimin dhe sakrificen tuaj gjate muajit te Ramazanit treguat vlerat e moralit dhe te besimit ne Zot. Agjerim sa me te lehte dhe paçi gjithnje gezime e lumturi ne familjet tuaja”! “Zoti ua shperblefte sakrificen tuaj! Jemi shume te kenaqur per bashkejetesen e bashkepunimin vellazeror mes besimeve, ç’ka eshte shume e rendesishme per kohen qe jetojme”.Skrifica qe ju beni, u shpreh ne fjalen e saj deputetja Lindita Metaliaj, ka sfiduar vesin dhe eshte e lidhur teresisht me miresine, solidaritetin njerzor dhe moralin tuaj te besimit. Si çdo vit ne diten e Fiter Bajramit, besimtarë te Lezhes kanë falur namazin prane xhamise se qytetit, duke percjelle mesazhe bashkejetese vellazerore mes besimeve.
Kryetari i Bashkisë Lezhë z.Fran Frrokaj, deputetja znj.Lindita Metaliaj, zv.Kryetari Enver Hafizi, kreu i PD-së z.Paulin Marku dhe znj.Zyrafete Kulli, kryetare e PD-së së qytetit, përcollën urime për të gjithë besimtarët musliman nga Myftinia e Lezhës, ku u pritën nga myftiu Agim Tereziu. Ndërsa, vizites dhe urimit të Kryetarit të Bashkisë Lezhë në Myftininë e Lezhës, iu bashkuan dhe fëmijë e të rinj të Qendrës Kulturore të Fëmijëve, në një aktivitet sensibilizues me mesazhin e bukur e domethënës “Kemi Bajram e kemi Pashkë, dhe Shqipninë e kemi bashkë”.
Rr.Lelçaj 15.06.2017