Kryetari i Bashkisë Lezhë z.Fran Frrokaj priti në një takim zyrtar Ambasadorin e Malit të Zi në Republikën e Shqipërisë SH.T.Z Dusan Mrdovic i cili shoqërohej edhe nga konsulli Danilo Brajovic.
Kryetari i Bashkisë zhvilloi këtë takim pas kërkesës së palës malazeze të cilët shtruan disa çështje që kanë të bëjnë me artin, kulturën, historinë etj.
Gjatë këtij takimi u diskutuan çështje të bashkëpunimit edhe në fushën e turizmit dhe shkëmbimit të eksperiencave me komuna të Malit të Zi, e sidomos me komunat ku ka shumicë popullsie shqiptare.
Rrok Lelçaj.