Me motivacionin ‘’Për kontributin e madh politik,social dhe intelektual të dhënë ndër vite për rrethin e Lezhës’’, z.Ramadan Hasanaj është vlerësuar me titullin ‘’Qytetar Nderi i Lezhës’’. Në ceremoninë e organizuar për këtë rast morën pjesë personalitete të jetës politike,të pushtetit vendor, publicistë, artistë etj.
Kryetari i Bashkisë Lezhë z.Fran Frrokaj vlerësoi kontributin e dhënë nga z.Hasanaj në postet publike që ka mbajtur në Lezhë, ndërsa përshendetën vendimmarrjen për këtë vlerësim edhe të pranishmit e tjerë.
Titulli iu dorëzua nga Kryetari i Këshillit Bashkiak z.Kristjan Gjidodaj, i cili falenderoi këshilltarët që miratuan propozimin.
Z.Ramadan Hasanaj, i cili në vitet 1989-1997 ka qenë Drejtor i Shtëpisë së Pushimit në Shëngjin,1997-2001, Deputet i PS-së në Lezhë 2001-2002, Zv. Ministër i Kulturës, Rinisë dhe Sporteve 2002-2004, Drejtor i Përgjithshëm i Burgjeve 2004-2005, Prefekt i Qarkut Shkodër; -tha se është titulli më i veçantë që ka marrë ndonjëherë duke e konsideruar këtë vlerësim si një nder dhe mirënjohje të popullit të Lezhës.
Rr.L













