Në vitin Mbarëkombëtar të Gjergj Kastriotit Skënderbeut Lezha e Besëlidhjes historike dhe memoriali i heroit tonë kombëtar presin e përsjellin vizitorë të shumtë që vijnë nga mbarë trojet shqiptare. Këtë herë është shoqata Kosovë-Malësi e Madhe “Martin Dreshaj”, që ka zhvilluar manifestimin tradicional “Zëri Vëllazërisë 2018”. Fillimisht të pranishmit bënë homazhe e vendosen tufa e kurora me lule pranë vendvarrimit të heroit. Më pas zv.kryetarja e bashkisë Lezhë Alfrida Marku, përfaqësues të shoqatave dhe përgjegjës të të sektorit të trashëgimisë kulturore, në fjalën e tyre ngritën lart figurën e Gjergj Kastriotit Skënderbeut, njeriut simbol të bashkimit të kombit që diti të arrij konsensusin e princave hatërmbetës, duke u bërë baza e themelit të shtetit. Mbetet dëshmi e pakontestueshme, vijuan folësit, lidhja historike e Gjergj Kastriotit me Lezhën dhe Besëlidhjen e saj. Si luftetar i lirise, diplomat, burre i madhe shteti dhe mit i pavdekshem në memorien e gjithë shqiptarëve, Skenderbeu mbetet epokal.
Koncerti artistik i shoqatës kosovë-Malësi e Madhe hapi siparin me vallen e shpatave. Në këtë manifestim morën pjesë edhe ansambli “Rugova” i Pejës, grupe kulturore artistike nga drenica e Istogu dhe shoqata atdhetare “Dukagjini”. Ky rruhëtim historiko-artistik nisi në Lezhën e Gjergj Kastriotit për të vazhduar drejt Hotit dhe Tuzit e pikërisht në Deçiç tek kulla e Ded gjon Lulit, per të përfunduar në Prekaz tek kulla e Adem Jasharit.
Rrok Lelçaj Lezhë, 06.04.2018