Nën drejtimin e kryetarit Kristian Gjidoda, në mbledhjen e tij të radhës, Këshilli Bashkiak i Lezhës, me shumicë votash shqyrtoi dhe miratoi disa projektvendime që kishin të bënin kryesisht me dhënien e ndihmës ekonomike për përiudhën 1- 30 nëntor 2018, kompensimin e enërgjisë elektrike dhe dhënien e pagesës për përsonat me aftësi të kufizuar.
Më pas u kalua në shqyrtimin dhe miratimin e projektvendimit “Për përdorimin e fondit të kushtëzuar për bllok-ndihmën ekonomike deri në 6%, për përiudhen 1-30 tetor 2018. Nderkohë, u diskutua rreth projektvendimit” Për miratimin e kërkesës së Bashkisë Lezhë sëbashku me dokumentacionin tekniko-ligjor për akordimin e ndihmës financiare përsonave në nevojë dhe familjarve që kanë pësuar dëme nga faktorë natyrorë.
Si pika të rëndësishme të rendit të ditës u paraqitën dhe projektvendimet për ‘miratimin e krijimit të këshillit vendor për sigurinë publike’; ‘miratimin e programit model të transparencës për Bashkinë e Lezhës’ dhe ‘përfundimin e proçedurave të banesave të cilat kanë mbetur pa u regjistruar në ZVRPP’. Ndërkohë, u paraqit dhe projektvendimi për ‘miratimin e përfaqësuesve të njësive bazë të qeverisjes vendore në bordet e institucioneve arsimore’.
Përgatiti: Rrok Lelçaj Lezhë, 26.11.2018











