Në Vitin Mbarëkombëtar të Gjergj Kastriotit Skënderbeu, Bashkia Lezhë në bashkëpunim me revisten “Illyricum Dea” të Medvegjës organizuan simpoziumin shkencor me temë: “Gjergj Kastrioti Skënderbeu, Heroi Kombëtar i Shqiptarëve, me përmasa europiane dhe botërore”. Simpoziumin e hapi prof. dr Isak Shema nga Prishtina. Më pas, historianë dhe studiues nga Shqipëria, Kosova, Bujanovci, Presheva, Medvegja dhe Zara e Kroacisë kumtuan temat e tyre shkencore rreth figurës simbol të bashkimit të kombit Gjergj Kastrioti Skënderbeu. Në emër të kreut të Bashkisë Lezhë z.Fran Frrokaj, përshëndeti të pranishmit drejtori i Arsimit, kultures dhe Turizmit Ardian Laçi, i cili evidentoi faktin se brenda tremujorit të parë të vitit të ardhshëm sheshi kryesor i qytetit të Lezhës që mban emrin e heroit, do të ketë dhe shtatoren e tij.
Sipoziumi shkencor vijoi me kumtesa të tjera që hidhnin dritë mbi fakte, dokumente historike që provojnë se Gjergj Kastrioti Skënderbeu mbetet heroi kombëtar i shqiptarëve që e kujtojmë jo thjesht në vitin kur ai mbylli sytë, por si një përjetësim i veprës madhështore të tij, njeriut simbol të bashkimit të kombit që diti të arrijë konsensusin e princave hatërmbetës, duke u bërë baza e themelit të shtetit. Mbetet dëshmi e pakontestueshme lidhja historike e Gjergj Kastriotit me Lezhën dhe Besëlidhjen e saj. Si luftëtar i lirisë, diplomat, burrë i madhe shteti dhe mit i pavdekshem në memorien e të gjithë shqiptarëve, Skënderbeu mbetet epokal. Me këtë rast rapsodi Viktor Paloka dhe grupi artistik Vau i Dejës dhanë një program artistik me këngë kushtuar heroit.
Rrok Lelçaj Lezhë, 26.11.2018










