Muzeu Arkeologjik i Lezhës — Hapur Zyrtarisht më 18 Maj
Muzeu Arkeologjik në Lezhë!
Sot, më 18 Maj, në Ditën Ndërkombëtare të Muzeve, në Lezhë, së bashku me Ministrin e Turizmit, Kulturës dhe Sporteve, Blendi Gonxhja, Drejtoreshën e Përgjithshme të SASPAK, Eridana Çano, dhe Përfaqësuesen e Delegacionit të Bashkimit Europian në Shqipëri, Entela Sulka, u hapën zyrtarisht dyert e Muzeut Arkeologjik të ndërtuar tek Kalaja e Lezhës.
Ky muze i shtohet mozaikut të pasur të thesareve kulturore dhe atraksioneve turistike që ofron Lezha, duke i dhënë qytetit një tjetër pikë të rëndësishme referimi për vizitorët vendas dhe të huaj.
E veçanta e këtij muzeu është eksperienca inovative që ai ofron, përmes mundësisë për të përjetuar një vizitë virtuale në Odën e Zejtarisë në Gjakovë, duke lidhur trashëgiminë kulturore përtej kufijve dhe duke sjellë historinë më pranë turistëve e vizitorëve.

