Data 12 Qershor mban emrin Dita Ndërkombëtare Kundër Shfrytëzimit të Fëmijëve për Punë.
Në këtë kuadër, fëmijë dhe të rritur marshuan sot në qytetin e Lezhës nën moton: “Jo Punës së Fëmijëve, Po Ëndrrave” me qëllim ndërgjegjësimin e komunitetit për këtë fenomen. Disa nga mesazhet që fëmijët përcollën nëpërmjet pankartave, eseve dhe pjesëve muzikore ishin: “mirërritja e femijëve, edukimi dhe mbështetja e talentit të tyre”. Falenderojmë organizatat mbështetëse të aktivitetit si, Terre des hommes Albania, World Vision, Malteser Albania, Mary Ward Loreto dhe Fonadacioni Ndihmë për Fëmijët.
Rr.LELÇAJ