Sonte në orën 18:00, në sallën e madhe të Pallatit të Kulturës hap siparin edicioni i X-të i Festivalit Folklorik Tipologjik Kombëtar i Rapsodëve dhe Instrumentistëve Popullorë.
Bashkia Lezhë fton qytetarë dhe artëdashës të përcjellim sëbashku këtë festival që dëshmon mbi të gjitha trashëgiminë e pasur të folkut burimor të shumë trevave të vendit tonë. Marrin pjesë grupe folklorike nga Lezha, rrethe të tjera të vendit dhe nga troje shqiptare.
Rr.L Lezhë, 25.10.2018