Njoftim për organizimin e dëgjeses publike për miratimin e listes së pjesshme të pronave të paluajtshme shtetërore që kërkohet të transferohen në pronësi të Bashkisë Lezhë për pasuritë me Nr.24/10, Nr.49/12 në ZK 1987, Njesia Administrative Shëngjin.
Në vijim të procesit të konsultimit ftohen të marrin pjesë të gjithë grupet e interesit, banorë, kryetarë fshati etj., në dëgjesen publike që do të zhvillohet diten e mërkure me datë 13.11.2024, në oren 11.00 në sallen e bibliotekes “Gjergj Fishta” Lezhë gjatë së cilës do të bëhet prezantimi i avantazheve dhe shfrytëzimit të këtyre pronave në të mirë të komunitetit ku një ndër nevojat urgjente është për zhvillimin ekonomik të qytetit Lezhë.
Rekomandimet dhe komentet mund të dërgohen edhe me shkrim, me postë zyrtare apo nëpërmjet postës elektronike pranë Bashkisë Lezhë, në adresen e emailit të koordinatorit për njoftimin dhe konsultimin publik në Bashkinë Lezhë gjystina.nikulaj@lezha.gov.al
Ju mirëpresim!