Bashkia Lezhë është partner zbatues në projektin “Public space generation through integrated urban sports hubs for the participation of young citizens”, pjesë e programit URBACT IV, i financuar nga Bashkimi Evropian. Ky projekt synon të nxisë pjesëmarrjen e të rinjve përmes krijimit të qendrave sportive urbane dhe përdorimit të hapësirave publike, duke rritur përfshirjen dhe aktivitetin e komunitetit në Lezhë dhe qytetet partnere.
Në datat 14-17 Tetor 2024, një takim i rëndësishëm i stafit të projektit u zhvillua në Dobrich, Bullgari. Diskutimet u përqendruan në progresin e projektit, planifikimin e hapave të ardhshëm dhe përmirësimin e koordinimit ndërmjet partnerëve ndërkombëtarë.
Ky bashkëpunim do të përshpejtojë zbatimin e projektit dhe krijimin e hapësirave publike më të aksesueshme dhe gjithëpërfshirëse për të rinjtë e Lezhës.