NJOFTIM
UN Women në bashkëpunim me Bashkinë Lezhë, si pjesë e përpjekjeve për rindërtim pas tërmetit të
vitit 2019, po zbaton një ndërhyrje per mbështetjen ekonomike dhe fuqizimin e grave në Bashkinë
Lezhë në fushën e prodhimit dhe tregtimit të bimëve aromatike dhe mjekësore.
Kjo ndërhyrje ka fokusin kryesor të mbështesë gratë prodhuese dhe fermere të prekura nga dëmet e
tërmetit të vitit 2019, të cilat janë pa mbështetje të tjera fianaciare apo në vështirësi ekonomike.
Ky aktivitet do të krijojë mundësinë e të punuarit së bashku në fushën e bimëve mjekësore duke
siguruar bashkëpunime me kompanitë e interesuara për këto produkte, përmirësimin e proçeseve të
punës, rritjen e cilësisë dhe daljen në treg të produkteve përfundimtare.
Ne këtë kuadër, ju inkurajojmë të aplikoni për t’u bërë pjesë e këtij aktiviteti dhe për të punuar së
bashku.
Më shumë informacion mund të merrni në: fsrd2007@gmail.com ose të drejtoheni në zyrën e
projekteve në Bashkinë Lezhë, për të regjistruar interesin tuaj, brenda muajit mars 2022.
Ju mirëpresim të bashkëpunojmë së bashku për të fuqizuar gratë në sektorin agro!