Në zbatim të Urdhërit Nr.65 datë 17.5.2018 të kryetarit të bashkisë Lezhë Z.Fran Frrokaj, pas verifikimit dhe preventivimit të nevojave për riparimin e ambjenteve shkollore për vitin shkollor 2018-2019 në të gjitha Njësitë Administrative, po vijohet normalisht me ndërhyrjet konkrete në çdo objekt. Evidentimi i problematikave dhe prioritizimi për ndërhyrje është bërë pas marrjes së mendimit edhe nga drejtorët e shkollave në çdo njësi.
Numri i ulët i nxënësve në disa shkolla dhe mirëmbajtja e shkollave pas ndërhyrjeve nga Bashkia e Lezhës, janë disa nga problemet që kërkojnë ndërhyrjen e Drejtorisë Rajonale të Arsimit si dhe ndërgjegjësimin e vazhdueshëm të nxënësve.
Viti i ri shkollor në 47 objekte, shkolla e kopshte, do të fillojë normalisht.






