Komuniteti musliman i Lezhës ka festuar Kurban Bajramin. Me kete rast kreu i Bashkisë së Lezhës Fran Frrokaj, ka vizituar Myftinine dhe ka uruar komunitetin musliman te Lezhës për festën e Kurban Bajramit. I pritur nga Myftia Agim Tereziu Frrokaj theksoi se, dua të uroj gjithe besimtarët musliman të Lezhës që kjo ditë ripërtëritje besimi të shërbejë për të çliruar shpirtrat nga brengat e vështirësitë e përditëshme e të ju japë më shumë forcë e shpresë për të ardhmen, paqe, mirëqenie, harmoni dhe mbi të gjitha dashuri për njeri-tjetrin.
Myftia Agim Tereziu ka falenderuar kryebashkiakun Frrokaj për vizitën, duke theksuar se Kurban Bajrami është simbol i sakrificës, sinqeritetit dhe devotshmërisë që besimtari duhet të ketë për krijuesin e gjithsisë. Ndaj, vijoi Tereziu,Kurbani na afron më afër Zotit dhe duhet ta shfrytëzojmë këtë ditë të begatë dhe të jemi më pranë njerzëve në nevojë.
Lezhë, 21.08.2018
Përgatiti Rrok Lelçaj






