Për të 13-tin vit radhazi Bashkia e Lezhës organoizon festimin e “Ditës së Shtegtarëve”. Kjo festë mbarë qytetare, e kethyer tashmë në një traditë të bukur, organizohet në nderim dhe respekt të të gjithë emigrantëve të Lezhës, të cilët në kërkim të një ëndërre të re dhe jete më të mirë, morën rrugët e kurbetit duke lënë familjet dhe vënë në rrezik jetën e tyre. Me këtë rast bashkia, në lulishten kryesore të qytetit, vendosi dhe gurin e përjetësimit të kontributit të emigrantëve ku shkruhet: “Mirenjohje, respekt dhe dashuri ndaj atyre që shtegtuan me vdekjen, në kërkim të ëndërres së humbur të një kombi”. Në orët e para të mbrëmbjes sheshi “Gjergj Kastrioti” u mbush plot me qytetarë dhe emigrant të ardhur nga shumë vende të Bashkimit Europian, të cilët festuan së bashku. Për t’ju afruar emigrantëve e qytetarëve sa më afër sherbimin tregtar, Bashkia me ndihmën e biznesit vendas kishte hapur pika të ndryshme ambulatore që plotësonin më së mire gjithë kërkesat e festuesve. Aty ishin instaluar panaire libri dhe prodhime artistike të Lezhës të punuara me kujdes, ku spikat figura e heroit tonë kombëtar Gjergj Kastrioti Skenderbeu.
Në skenën e ngritur përballë vendvarrimit të heroit u shfaq koncerti festiv,”Dita e Shtegtareve” ku përformuan këngëtarë të njohur të Lezhës dhe trevave të tjera të vendit, të cilët ndezen atmosferën në sheshin e tejmbushur me emigrant, qytetar dhe pushues vendas dhe te huaj.
Kryetari i Bashkise zoti Fran Frrokaj në fjalen e tij përshëndetëse theksoi se Bashkia e Lezhës, organizon këtë ditë të veçante feste si simbol mirënjohjeje dhe respekti ndaj gjithë atyre emigrantëve që me mund e sakrifica, me djersë dhe në vështirësi të panumërta, kanë ngritur jo vetëm mirëqenjen e vet dhe të familjeve të tyre, por kanë ndikuar dhe në forcimin e ekonomisë lokale dhe asaj kombëtare. Frrokaj e vlersoi si jo shume produktive refromen territoriale. Ai pasi beri nje rezyme te shkurtër të arritjeve të bashkisë në tre vite, ju premtoi emigrantëve transparencë dhe shërbime të përmiresuara për të garantuar një bilanc pozitiv arritjesh, cilësi jete më të mirë dhe për të gjetur nje Lezhë më të bukur vitin që vjen.
Koncerti festiv vazhdoi thuajse gjithë natën, ku interpretimet e këngëtarëve të njohur, si Valbona Halili, Ervin Bushati, Zef Beka, Fatmira Breçani, Gezim Nika, Dava Gjergji, Vida Kunora, Anxhela Peristeri, Era Rusi, Sabiani & Marseli bashkë me vallet e timbrikën e melosit popullor ndezën një atmosfere feste në qytetin e Lezhës.
Lezhe, 15.8.2018 Pergatiti: Rrok Lelçaj