Bashkia Lezhë ka filluar sot fazën e pestë për trajtimin (sterilizim, vaksinim, identifikim dhe rehabilitim) e qenve endacakë duke ngritur edhe një qendër të posaçme pranë ish-Poligonit parafabrikat të Ndërmarrjes së Ndërtimit Lezhë (ish-NSHN).
Prania e qenve endacak nëpër rrugët e qytetit është një problem shqetësues dhe i ndjeshëm por që ka marrë vemendjen e duhur dhe korrekte nga strukturat e Bashkisë Lezhë. Prej vitit 2016 e në vijim është trajtuar pjesa më e madhe e qenve endacak por sërish identifikohen raste të reja të sjella në territorin e Lezhës në mënyre jo korrekte e abuzive, nga persona të papërgjegjshëm.
Përveç vemendjes dhe ndërhyrjes së vazhdueshme nga ana e strukturave të posaçme të bashkisë Lezhë për trajtimin e qenve endacak, ky problem nuk trajtohet në të njejtën mënyrë në shumë bashki si dhe nuk ka një Plan Kombëtar nga Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural për të krijuar një standart uniform të detyrueshëm për trajtimin e këtij fenomeni. E për pasojë janë të shpeshta rastet kur këto kafshë sillen në mënyrë abuzive nga territori i bashkive të tjera në bashkinë e Lezhës.
Pavarësisht mosveprimit nga Ministria e Bujqësisë si dhe veprimeve jo korrekte nga strukturat përgjegjëse në disa bashki, Bashkia Lezhë po vijon të trajtojë me seriozitet këtë shqetësim, në përmbushje të detyrimeve, me qëllim trajtimin e qenve endacak dhe minimizimin e problematikave që mund të sjellin këto kafshë.
rr.l



