Një sistem tërësisht i ri për menaxhimin e mbetjeve po zbatohet në çdo fshat të çdo Njësie Administrative të Bashkisë Lezhë.
Mbulimi i gjithë territorit, frekuenca e shtuar e pastrimit në raport me mbetjet që gjenerohen, vemendje e veçantë në Shëngjin e Tale gjatë sezonit veror, korrektësia e bashkëpunimit me operatorët e kontraktuar nga Bashkia, ka bërë të mundur që Lezha të jetë gjithnjë më e pastër.
Me vendosjen e 1100 konteinerëve përgjatë gjithë territorit, kritereve të detyrueshme që bashkia Lezhë ka vënë ndaj operatorëve për standartin e teknologjisë së përdorur, larja e dezinfektim periodik i pikave të grumbullimit, ndërtimi i platformave të betonit në pjesën më të madhe të pikave të depozitimit,







