Femijet e kopshtit “Beselidhja” ne qytetin e Lezhes do te kene godinen e tyre te re, me te gjitha kushtet normale te trajtimit dhe edukimit mesimor, per te cilen u investuan 51.578.208 lek . 70% e kesaj vlere eshte financim i FZHR-se dhe 30% financim i Bashkise Lezhe. Ne ceremonine e perurimit ishin te pranishem zevendeskryetarja e Bashkise Oriana Moriseni dhe drejtori i Drejtorirse Rajonale te Arsimit Bardhok Pulaj. Te gjitha klasat dhe mjediset e ketij kopshti te ri jane paisur me gjithe bazen e nevojshme materjale-mesimore didaktike, te nje standarti bashkekohor qe u vjen ne ndihme parashkolloreve.
Fëmijët, theksoi Moriseni, janë e ardhmja e një shoqërie, ndaj është dyfish obligim të investohet për kushte akomoduese brenda standarteve te kerkuara për ta. Bashkia Lezhe do te kete gjithnje ne vemendje permiresimin e kushteve per femijet parashkollor edhe ne kopshtet e tjera.
Rr.Lelçaj
