endra Kulturore e Fëmijëve “Gjergj Lacaj” Lezhë është bërë një vatër e rëndësishme e formimit dhe edukimit kultuor-artistik të fëmijëve. Në kuadrin e festave të fundvitit përgatiti shfaqjen e premierës tre planëshe: “Festojmë të Gëzuar”, një bashkëpunim ky edhe me nxënësit e shkollës amerikane “Lezha akademik Center”. Me fragmentet më të realizuara, teatri i kukullave risolli në skenë për fëmijët të gjitha premierat e realizuara gjatë këtij viti. Përshëndeti trupën e kësaj shfaqjeje zv.kryetarja e Bashkisë Lezhë Alfrida Marku, e cila falenderoi drejtuesit e kësaj qëndre dhe interpretuesit për realizimin cilësor të kësaj premiere. Ndërkohë, Marku evidentoi bashkëpunimin me fëmijët e të gjitha shkollave dhe kujdesin që tregon bashkia në përkrahjen, stimulimin e talenteve dhe krijimin e mjediseve sa më të përshtatshme për ta. Në këtë premierë ishin ftuar edhe ish-punonjës e drejtues të këtij institucioni që kanë kontribuar ndër vite.
Përgatiti Rrok Lelçaj