Atmosfera e prag festave të vitit të ri ndihet kudo në qytetin e Lezhës. Dekori festiv i dritave shumëngjyrëshe është instaluar në sheshet dhe rrugët e qytetit. Me këtë rast në sheshin para Obeliskut të kuvendit historik të Lezhës Bashkia organizoi dhe ndezjen tradicionale të Pemës së Vitit të Ri, ku kryetari Fran Frrokaj uroi bashkëqytetarët e tij për festat që po afrojnë dhe një vit sa më të mbarë për ta dhe familjet e tyre. Pranë pemës së ndezur fishekzjarret pushtuan qiellin. Këngët korale të nxënësve të shkollave “Lezha Akademik Center dhe “Gjergj Kastrioti” i dhanë gjallëri të veçante sheshit që vezullonte nga dritat e dekorit festiv. Punonjës e drejtues të administratës së Bashkisë, të rinj e të reja, gjimnazistë e qytetarë të Lezhës, duke festur së bashku, hapen siparin e veprimtarive që po organizohen nga Bashkia Lezhë në prag të festave të Krishtlindjeve dhe Vitit të Ri.
Rrok Lelçaj Lezhe, 05.12.2018