Organizata “Dora e Pajtimit” në bashkëpunim me organizatat “Liburnetik” dhe “Gratë në Shërbim Publik” po zbatojnë projektin “Rrjeti Rinor Lezhë – LYONET”.
Qëllimi i përgjithshëm i këtij projekti është fuqizimi dhe nxitja e përfshirjes së të rinjëve në pjesëmarrjen aktive të qeverisjes vendore dhe jetës sociale, ekonomike e kulturore të qytetit. Ky projekt po zbatohet përmes krijimit të klubeve rinore në 7 shkolla të mesme në territorin e Bashkisë Lezhë që do të finalizohet me krijimin e Rrjetit Rinor me përfaqësues nga çdo shkollë të përfshirë në projekt. Ishte e pranishme në aktivitetet e kësaj veprimtarie zevëndëskryetarja e Bashkisë Lezhë Alfrida marku, e cila theksoi se në gjithë proçeset vendimarrëse u është besuar të rinjëve, dhe është punuar në plotësimin e kërkesave dhe rritjen e shërbimeve ndaj tyre. Me këtë rast u bë përurimi i Qendrës së Rrjetit Rinor Lezhë LYONET, ku u prezantuan anëtarët e kësaj qendre, e cila ka si qëllim të nxisë bashkëpunimin dhe shkëmbimin e kompetencave qeverisëse ndërmjet grupeve të të rinjve dhe autoriteteve vendore duke përmirësuar shërbimet ndaj të rinjëve duke nxitur veprime që rrisin identitetin europian dhe pjesëmarrjen aktive në jetën social-ekonomike e kulturore të rinisë së Lezhës.
Formalizimi i Rrjetit Rinor do të realizohet me përfaqësues të nxënësve të shkollave, grupimeve rinore formale dhe jo-formale në bashkëpunim të ngushtë me bashkinë, DAR Lezhë, mësues, psikologë dhe përfaqësues të shoqërisë civile. Projekti do të fokusohet në punën dhe krijimin e klubeve rinore në 7 shkolla të mesme të përfshira në projekt. Shkollat e mesme të përfshira janë: “Llesh Nikë Daka” në Shënkoll; “Ishull Lezhë” në Shëngjin; Shkolla “Zejmen” në Zejmen; “Karl Gega” në Balldre; “Gjovalin Gjadri” në Gjadër; “Kolin Gjoka” dhe “”Hydajet Lezha” në qytetin e Lezhës.
Rrjeti Rinor Lezhë LYONET zbatohet në kuadër të Programit Rajonal për Demokracinë Vendore në Ballkanin Perëndimor (ReLOaD), që financohet nga Bashkimi Evropian (BE) dhe zbatohet nga Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP). ReLOaD do të rrisë mekanizmat financiare përmes së cilave bashkitë do të financojnë në mënyrë transparente OSHC-të dhe së bashku do të zbatojnë aktivitete prioritare për zhvillimin lokal. Projekti ReLOaD mbështet qeveritë lokale (bashkitë) në zhvillimin e mekanizmave transparente të financimit për OSHC-të në mënyrë që të përmirësojnë ofrimin e shërbimeve për qytetarët në komunitetet lokale. OSHC-të veprojnë si partnerë të qeverive lokale dhe i mbështesin ato në adresimin e nevojave të komuniteteve lokale.
Përgatiti Rrok Lelçaj Lezhë, 15.03.2019


















