Të rinjtë në shërbim të trashëgimisë kulturore të Lezhës
Lezha përtej bregdetit – Të rinjtë në zbulim të Trashëgimisë Lokale
Projekti i shoqatës “Ambasadorët e Paqes”, i financuar nga Bashkia Lezhë dhe Programi ReLOaD3, po angazhon 25 të rinj në zbulimin dhe promovimin e pasurive kulturore e natyrore të Lezhës.Deri tani janë evidentuar 30 asete turistike dhe 15 biznese e aktorë lokalë, të cilët do të bëhen pjesë e 4 itinerareve të reja turistike. Projekti do të përmbyllet gjithashtu me botimin e një libri me legjenda dhe gojëdhëna nga zonat rurale të Bashkisë Lezhë.Një nismë që vlerëson trashëgiminë tonë dhe krijon mundësi të reja për zhvillimin e turizmit lokal. ![]()
~Pjerin Ndreu, Facebook






















