Lënda: Njoftim për vend të lirë pune
Nё mbёshtetje të Ligjit nr.139/2015, “Pёr vetëqeverisjen vendore”, dhe Urdhërin e Brendshëm të Kryetarit të Bashkise nr.901 datë 24.12.2020 “Për miratimin e strukturës, organikës, emertimet e pozcioneve, klasat për cdo pozicion pune për administraten e bashkise ,të njesive administrative, të insitucioneve vartëse dhe të punonjësve të njësive të sherbimeve për vitin 2021 të bashkisë Lezhe”, i ndryshuar , shpall konkursin për pozicionin si më poshtë:
1.Këshilltar në Kabinetin e Kryetarit
Detyrat dhe Përgjegjësitë kryesore:
- Është përgjegjës të ndjekë çështjet sipas përcaktimit që bën kryetari dhe drejtori i kabinetit;
- Në takime me delegacione të huaja, ne raste që i kërkohet nga kryetari, zv/kryetarët apo drejtori i kabinetit merr pjese si përkthyese ;
- Perkthim të dokumentave dhe të teksteve të të gjitha llojeve nga gjuha angleze në gjuhen shqipe dhe nga gjuha italiane në gjuhen shqipe;
- Organizon, realizon dhe mbikqyr të gjithë aktivitetet ,ceremonit zyrtare që organizohen nga Bashkia Lezhë;
- Merr masa për publikimin e aktiviteteve të bashkisë në media sociale (Instagram,Facebook) ;
- Ndjek të gjitha aktivitete që zhvillohen nga Kryetari i Bashkise, nga të gjitha drejtoritë dhe njesitë administrative të Bashkisë Lezhë dhe i publikon ne media sociale (Instagram,Facebook) ;
- Kontribuon në hartimin e politikave apo strategjive afatshkurtra dhe afatgjata;
- Përgatit sipas fushave materiale që i kërkohen nga kryetari, zv/kryetarët apo drejtori i kabinetit, për probleme që i janë deleguar këtij të fundit nga kryetari;
- Shqyrton materialet për mbledhjet në të cilat kryetari merr pjesë dhe përgatit qëndrimet që duhen mbajtur për problemet që shqyrtohen;
- Merr pjesë në grupe pune, komisione sipas urdhërave/vendimeve të Kryetarit të Bashksië;
- Kryen çdo detyre tjetër të ngarkuar nga eprori ose kryetari i bashkisë në përputhje me misionin e funksionit të tij.
Kandidatët duhet të jenë të kualifikuar sipas specifikimeve të mëposhtme:
Kriteret e veçanta:
- Diplomë në Master Shkencor ose Profesional në Shkenca Shoqerore, Humane, Drejtesi
- Gjuhën Angleze duhet të ketë njohje ne nivelin C1, kandidati që aplikon duhët të ketë certefikim dhe rezultat të testimit për nivelet e njohjes së gjuhës, të cilat i përkasin një përiudhe jo më vone se 2-vjecare nga momenti i lëshimit të tyre ;
- Preferohet njohja edhe e gjuhës Italiane;
- Aftësi të mira në përdorimin e kompjuterit për sa i përket paketes Microsoft Office, Word ,Exel etj.
- Eksperience pune ne te njejten fushe ose te ngjashme, te pakten 2 vite;
- Komunikues, bashkëpunues dhe me deshirën për të punuar në grup.
DOKUMENTACIONI, MËNYRA DHE AFATI I DORËZIMIT
Kandidatët duhet të dorëzojnë dokumentat si më poshtë:
- Jetëshkrim i aplikantit
- Raporti mjeko ligjore i tre muajve të fundit
- Fotokopje të letërnjoftimit (ID);
- Fotokopje të noterizuar diplomës
- Fotokopje të norterizuar të listës së notave
- Fotokopje të libёrezës së punës (të gjitha faqet që vërtetojnë eksperiencën në punë);
- Vetëdeklarim të gjendjes gjyqësore.
- Çertifikata kualifikimi (në rast se ka)
- Vlerësim pune nga punëdhënësi i fundit (në rast se ka)
- Dëshmi të gjuhëve të huaja.
Dokumentat duhet të dorëzohen me postë apo në Bashkinë e Lezhë, pranë Drejtorisë së Burimeve Njerëzore dhe Shërbimeve Mbështetese brenda datës 12.11.2021
Testimi do të zhvillohet në ambjentet e Bashkisë së Lezhës.
Kandidatët do të vlerësohen në lidhje me:
- Njohuritë, aftësitë, kompetencën në lidhje me pozicionin të punës;
- Eksperiencën e tyre të mëparshme
- Motivimin, aspiratat dhe pritshmëritë e tyre për karrierën.
Nё përfundim të vlerësimit të kandidatëve, Bashkia e Lezhës do ti njoftojë ata individualisht në mënyrë elektronike për rezultatet (nëpërmjet adresës së e-mail).