VIZITË E DELEGACIONIT NGA KOMUNA E SPOLETOS NË BASHKINË LEZHË
Bashkia Lezhë ka mirëpritur këtë javë në Lezhë, delegacionin italian nga Komuna e Spoletos në Itali me qëllim lidhjen e urave të bashkëpunimit ndërmjet dy institucioneve publike në funksion të rritjes së shërbimeve dhe mundësive për komunitetet e dy bashkive.
Takimi ka përfshirë diskutime të hollësishme për projektet e mundshme të përbashkëta dhe për të identifikuar fushat potenciale për bashkëpunim të ardhshëm. Ky takim shërbente si një hap përpara drejt një bashkëpunimi të ngushtë dhe të dobishëm në të ardhmen.
Është e rëndësishme për bashkitë të ndajnë përvojën dhe të ndërtojnë lidhje të fuqishme ndërkombëtare për të përmbushur qëllimet e tyre për zhvillim dhe përmirësim të shërbimeve për komunitetet e tyre.
“Sot prita me kenaqesi Kryetarin e Komunes Spoleto, Itali, Andrea Sisti, bashke me disa nga stafi i tij!
Bashkebiseduam per maredheniet reciproke, per shqiptaret qe jetojne atje, per projekte dhe shkembime eksperiencash reciproke!
Pastaj nje vizite dhe dreke tek Agroturizem “Mrizi Zanave”” – Pjerin Ndreu, Facebook