Të dashur nxënës, mësues, prindër dhe banorë të Bashkisë Lezhë;
Në këtë ditë të shënuar të fillimit të vitit të ri mësimorë 2018- 2019, më lejoni qe ne emrin tim dhe të stafit të bashkise, të përcjell urimet më të sinqerta për një vit të mbushur me sa më shumë dashuri për dijen, këmbëngulje për ta përqafuar atë dhe vullnet për ta konsoliduar edhe më tej respektin për mësuesin, shkollën dhe mbarë shoqërinë.
Kjo ditë shënon përpjekjet tona të përbashkëta të ndriçimit të rrugës së dijes, ndaj dhe urimi im i parë shkon për vogëlushet që ulen në bankat e klasës së parë.
Nga zemra uroj që ju nxënës, nga dita e parë, të tregoni përkushtim maksimal që nesër Lezha dhe mbarë Shqipëria të kenë breza që do marrin mbi supe përgjegjësi dhe t’i mbajnë ato me dinjitet për të ardhmen e vendit tonë.
Shumë urime për ju mësues, edukatorë të shkëlqyer që me misionin tuaj fisnik përcjellni dije gjeneratave. Aftësimi i brezave ka meritën Tuaj,ndaj shpreh respektin maksimal duke siguruar gadishmërinë e bashkisë Lezhë për të qënë sa më afër jush dhe punës suaj të nderuar.
Bashkia e Lezhës gjatë kësaj periudhe kohe ka ndërhyrë në shumicen e insitucioneve të edukimit ,si në çerdhet e qytetit, në kopshte dhe në 33 shkollat e bashkisë me riparime hidraulike, lyerje, hidroizolime, pajisje më bazë materiale, ngrohjen etj.
Puna jonë do të jetë e pandërprerë për të siguruar kushte gjithnjë dhe më optimale për nxënësit.
Urime dhe suksese !
