Nata Finale e Lezha Talent 2026
U mbyll me shumë emocion, energji dhe sukses nata finale e Lezha Talent 2026!
Një rrugëtim i bukur talentesh, emocionesh dhe pune të palodhur, që solli në skenë fëmijë të mrekullueshëm nga të gjitha njësitë administrative të Bashkisë Lezhë, duke konkurruar me pasion në zhanret këngë, kërcim dhe aktrim.
Një falënderim i veçantë shkon për të gjithë konkurentët tanë të vegjël për përkushtimin dhe emocionet që na dhuruan.
Mirënjohje për jurinë profesionale, për vlerësimin me seriozitet, përkushtim dhe përgjegjësi gjatë gjithë këtij rrugëtimi artistik.
Faleminderit ZVA Lezhë për bashkëpunimin në realizimin e këtij aktiviteti.
Mirënjohje për punën dhe përkushtimin e stafit të Qendrës Kulturore të Fëmijëve “Gjergj Lacaj”, si dhe për ideatorin dhe regjisorin Olsi Tetaj.
Faleminderit publikut për duartrokitjet, emocionet dhe mbështetjen!
Lezha Talent 2026 u mbyll, por talentet sapo kanë nisur rrugëtimin e tyre!









