Me mbështetjen e kryebashkiakut Pjerin Ndreu, Bashkia Lezhë, me të ardhurat e saj, prej ditësh ka nisur nga puna për rehabilitimin e trotuareve tejet të amortizuara, që nuk është investuar prej shumë vitesh. Fillimisht fokusimi i ndërhyrjes është bërë në Lagjen “Skënderbeg”, ku punonjës të specializuar të Drejtorisë së Shërbimeve Publike kryejnë këtë proçes duke shtruar e niveluar shtresa rishtazi, dhe duke zëvendësuar pllakat e vjetra më të reja. Është një nismë e re kjo që me një kosto disa herë më të ulët, ka si qëllim përmirësimin e cilësisë së jetës për komunitetin qytetar të Lezhës. Pa tendera e shpenzime të tepërta, ky proçes pune do vijojë në gjithë trotuaret e rrugëve të qytetit. Bashkia ka llogaritur që shpenzimet të jenë mbi 50% më të ulëta nga sa mund të realizoheshin me tenderime projektesh. Për t’ua kthyer këto sipërfaqe të degraduara qytetarëve, paralelisht me trotuarët bashkia po punon edhe për rehabilitimin e lulishteve e gjelbërimin e mjediseve të tjera publike, ku nuk është ndërhyrë prej vitesh. Shumë shpejt Bashkia Lezhë do ndërhyjë edhe në rikonstruksionin e plotë të trotuareve e lulishteve në qytetin bregdetar të Shëngjinit, për t’i paraprirë kështu përgatitjeve për sezonin turistik të verës.
Përgatiti Rrok Lelçaj, Lezhë, 05.02.2020
Related items
Bypass-i i Shëngjinit!
Bypass-i i Shëngjinit!
Një investim madhor, me vlera të jashtëzakonshme për turizmin dhe zhvillimin e gjithë zonës! 🙏
Më shumë akses, më pak trafik dhe një tjetër standard për Shëngjinin turistik që duam! ❤️
Investimet flasin. Shëngjini ecën përpara! 💪
Investim në Rrugën “Ndrek Deda” Njësia Administrative Dajç
Vazhdojmë punën! 💪
Këtë herë në rrugën “Ndrek Deda”, në Kotër, Njësia Administrative Dajç. Një tjetër ndërhyrje konkrete që përmirëson infrastrukturën dhe i shërben drejtpërdrejt banorëve. 🙏
Siç thoshte Viktor Hygo: “Ai që bën planin e punës që do të kryejë, ka një veti që e nxjerr përtej edhe në çastet e vështira të jetës.
Anamaria Prendi, zëri i violinës lezhjane
Anamaria Prendi, zëri i violinës lezhjane
Krenari e veçantë për Anamaria Prendin, një nga talentet më të spikatura lezhjane në violinë, e cila me thjeshtësinë dhe mirënjohjen e saj nuk harron të vlerësojë mbështetjen e marrë në rrugëtimin e saj artistik.
Anamaria na bën krenarë të gjithëve me artin që përcjell, me talentin e jashtëzakonshëm dhe përkushtimin e palodhur që e shoqëron në çdo arritje. Ajo është një shembull frymëzues se si pasioni, puna dhe këmbëngulja çojnë drejt suksesit.
Të urojmë nga zemra suksese të mëtejshme, Anamaria! Qofshin të shumta skenat ku do të shkëlqesh dhe majat e artit botëror që do të pushtosh. Lezha është krenare për ty!










