Ka nisur puna per zbatimin e projektit të Bashkisë Lezhë që ka të bëj me rikonstruksionin e rrugës kryesore te qytetit te Shengjinit nga hyrja deri tek porti. Ky projekt, me imapkt pozitiv në rrjetin ifrastrukturor të qytetit bregdetar, permiresimin e kushteve të lëvizjes së pushuesve dhe zhvillimin e sektorit të trurizmit, është financim i Fondit Shqiptar të Zhvillimit që po realizohet, pas insistimit zyrtar të Bashkisë Lezhë.
Ky segment rrugor po asfaltohet i tëri dhe kjo përbën fazën e parë të projektit që shume shpejt pritet të pasohet nga faza e dytë e tij, ku do ndërhyhet me rehabilitimim e rrjetit të ndriçimit dhe trotuareve.
Alfrida Marku, zevëndëskryetare e bashkisë shprehet se ky investim së bashku me rrugën e Torovicës janë dy nga projektet me të rëndësishme infrastrukturore që ka projektuar dhe janë kërkuar nga Bashkia Lezhë Qeverisë për financim që në fillim të këtij mandatit.
Përfundimi i këtij segmenti do të sjellë përmirësim në rrjetin infrastrukturor të qytetit, në lëvizjen e pushuesve, turistëve dhe një jetë më cilësore për gjithë banorët e Shëngjinit.
Rr.Lelçaj Shëngjin, 24.09.2018