Në kuadër të ditës Ndërkombëtare të Romëve, Organizata Shqiptare E Urdhërit të Maltës, në bashkëpunim me Bashkinë Lezhë dhe Drejtorinë Arsimore Rajonale Lezhë kanë organizuar aktivitete kulturore – artristike, edukuese e integruese ku përformuan fëmijët e këtij komuniteti. Qëllimi i këtij aktiviteti ishte njohja me kulturën, zakonet, traditën rome si dhe nxitja e bashkëpunimit për arsimimin dhe integrimin e gjithë Komunitetit Rom. Në dekorin e shfaqjes ishte vendosur simboli i komunitetit Rom, “Rrota”, e cila simbolizon zhvillimin, pasi shpikja e saj bëri të mundur rritjen e kontakteve të njerëzve me njëri-tjetrin duke i dhënë një zhvillim të pandërprerë botës në të cilën jetojmë.
Drejtori i Shërbimeve Sociale pranë Bashkisë Lezhë, Aleks Gjoni, evidentoi kujdesin që po tregon bashkia ndaj fëmijëve e familjeve të komunitetit Rom, e cila do të jëtë për ta gjithnjë një portë e hapur ku do ndihmojë në zgjidhjen e problemeve me te cilat ata ndeshën. Përshëndeti edhe përfaqësuesja e Urdhërit të Maltës Raisa Bekteshi, e cila vlerësoi bashkëpunimin me Bashkinë e Lezhës në zgjidhjen e problematikave të këtij komuniteti.
Atmosfera festive ndizet me interpretimet e fëmijëve Romë të cilët sollën në skenë me mjaft origjinalitet fragmente nga kultura, tradita, muzika, etnografia me veshjet e tyre karakteristike, Fëmijët e këtij komuniteti po shkëputen nga rruga dhe po vazhdojnë të arsimohen si gjithë femijet e tjerë të qytetit. Shumë syresh që shfaqin talent vijojnë studimet edhe në shkollën e muzikës ku mësojnë instrumentet e violinës, fizarmonikës, klarinetës, kitares e fizarmonikës. Pjesë e këtij aktiviteti u bënë edhe organizata e shoqata të tjera jashtë qytetit të Lezhës të cilat kanë në fokus komunitetin Rom. Nga Bashkia Lezhë, java në vijim është shpallur si “Java e Komunitetit Rom” dhe do të shoqërohet me organizimin e shumë vprimtarive të tjera.
Rr. Lelçaj Lezhë, 09.04.2019